Bie numri i vdekjeve në Shqipëri, sa infektime u regjistruan 24 orët e fundit


Në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2652 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 179 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
38 raste në Tiranë, 16 në Fier, 12 në Gjirokastër, 11 në Durrës, 10 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Gramsh, 6 në Skrapar, nga 5 raste në Devoll, Lezhë, nga 4 raste në Elbasan, Lushnje, Pogradec, Sarandë, Peqin, Këlcyrë, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Pukë, nga 2 raste në Kukës, Has, Mirditë, Mat, Tepelenë, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Berat, Dibër, Malësi e Madhe, Maliq, Dropull.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 82 – 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

 


Like it? Share with your friends!