Videomesazhi i Kryemadhit: “Këngën më të bukur Gjirokastrës do t’ja thurin të rinjtë me votën masive për ndryshim”, fitorja ndihet nga Jugu në Veri


Përmes një videomesazhi Monika Kryemadhi

ka nxjerrë pamje nga takimet elektorale në Gjirokastër.

Në mesazhin e saj në ‘Facebook’ Kryemadhi thekson se LSI është mbështetje për një parti vërtetë të majtë dhe se nuk i braktis njerëzit, siç bëri sipas saj Rilindja.

MESAZHI I KRYEMADHIT
Vota për LSI është mbështetje për një parti vërtetë të majtë, që nuk i harron premtimet dhe nuk i braktis njerëzit, siç Rilindja ka bërë me gjirokastritët. Këngën më të bukur Gjirokastrës do t’ja thurin të rinjtë dhe të rejat e saj, qytetarët e saj, me votën masive për ndryshim në 25 Prill, për nr. 6. Fitorja po vjen dhe atmosfera e saj ndihet nga jugu në veri. #VOTO6 ? #VOTOLSI ?


Like it? Share with your friends!