FOTO/ Kushton 20 milionë euro, “i çmenduri” Ibra i bën vetes dhuratë jahtin… Rebeka


Rebeka, ky është emri i jahtit të ri, me vlerë 20 milionë euro që Zlatan Ibrahimovic shkoi për të porositur në Livorno.

Një ‘mbretëreshë e detit’ 40 metra, e lartë 3 kate dhe e pajisur me të gjitha komoditetet e mundshme duke filluar me një pishinë me pamje nga deti, një palestër dhe një zonë “barbecue”, me xhakuzi dhe pesë kabina gjumi.

Marrja me qira e tij kushton jo më pak se 200 mijë euro në javë, por bomber suedez i Milanit duket i gatshëm ta blejë dhe ta ketë përgjithmonë. Ishte pikërisht ky jaht ku Ibra qëndroi gjatë prezencës së tij në Sanremo.

PANORAMASPORT.AL

 

 


Like it? Share with your friends!