Rama thumbon kryedemokratin”: “Jeta osh qejf, vetëm voto Lulin”


Nga Durrësi, kreu i qeverisë Edi Rama ka thumbuar sërish kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Duke iu drejtuar të rinjve që votojnë për herë të parë, Rama tha se 25 prilli është një sfidë e madhe.

Kryeministri ironizoi kryedemokratin Basha kur tha se me premtimet dhe zotimet që shpreh lideri i opozitës, “jeta osh qejft vetëm voto Lulin”.

Pyesni prindërit tuaj doli njëri quhej Rrapush Xhaferri me makina e buri dhe lëvizte nëpër Shqipëri e kudo ndalonte e prisnin me këngë e valle e madje ia shtronin rrugën me sheqer, cfarë thoshte? Ju s’keni nevojë të punoni ka ardhur demokracia, më jepni një e unë ju jap dy.

S’ka mundësi që një Shqipëri e tërë të bie pre e një Rrapushi. Sot është Luli, secili ka një zë të brendshëm, “mos u lodh o burr, po boll o burr, po varja o burr, po lëre o burr, hë mo burrë tashi, po bie shi ca do dalësh futja gjumit kthehu nga ana tjetër. Alo, nai kopje ka?” Është një zë që vjen nga brenda te cdo njeri patjetër se njeriu lodhet e lodhja çon mesazhe, njeriu mërzitet e mërzitja çon mesazhe se mendja e shpirti s’i kanë pa kufinj bateritë.

E ky zë është dhe një zë që buron nga thellësia e kësaj toke, bashkë me shumë zëra të tjerë, zërat e historive është edhe ky zëri, zëri i dembelëve, zëri i mashtruesave, sharlatanëve, zëri i sirenave joshëse, është zë i bukur. Vallaj nuk është kollaj, e dini vet ju kur s’doni të coheni nga gjumi e ju tund prindi nga këmba. Ça ju thotë Luli, ju? Ai e sheh këtë gocën i thotë të shoh pak të mërzitur. Ajo i thotë që kam një kshu me këtë çunin, por… Ai i thotë futi një të martume se lekët jua gjej unë vetëm martohuni.

Madje sa më shpejt kalamanin se lekët jua gjej unë. “Po shiko se ky cuni ka babën që ka një biznes të vogël. Një mijë euro babës tat i keni nga unë.

Po shiko se mamaja ime dmth vjehrra e këtij merr 800 mijë lekë po i ka sigurimet shoqërore të larta. Po ça problemi ka jua ul unë sigurimet thjesht thuaji të votojë PD.

Po gjyshi i këtij ka pensionin e ulët. Po ça flet o burr se gjyshi do e ketë 2000 euro pensionin, fillimisht 1 mijë euro.

Domthenë jeta osh qejf vetëm voto Lulin.

Sapunin për djath, ata që shkojnë atje me dy gishta, dhe e marrin sapunin për djath e natën kur fillon gurgullon barku thonë piva shumë ujë me gaz. Kështu që ky është test i madh“, tha Rama.


Like it? Share with your friends!