Parashikimi i motit, e hënë 19 prill 2021


Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin dhe do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër.

Megjithatë nuk do të mungojnë edhe orët me diell përgjatë orëve të mesditës. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë e shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:       

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/13 re shi diell
Kukës 5/10 re shi diell
Lezhë 4/13 re shi diell
Dibër 2/9 re shi diell
Durrës 6/15 re shi diell
Tiranë 6/15 re shi diell
Elbasan 4/13 re shi diell
Berat 6/12 re shi diell
Vlorë 6/13 re shi diell
Korcë 3/9 re shi diell
Gjirokastër 5/11 re shi diell
Sarandë 5/11 re shi diell

Like it? Share with your friends!