Lajm i keq për Teutën, humbet yllin e skuadrës për ndeshjen me Tiranën


Teuta bëri detyrën në Korçë duke ruajtur vendin e parë, por në fund durrsakët kanë pësuar edhe një “firo” me peshë. Lorenco Vila, me kartonin e verdhë që mori dje do të mungojë në ndeshjen e radhës me Tiranën.

 

22-vjeçari konsiderohet si “vrasësi” i bardhebluve, pasi në fazën e parë dhe të tretë Teuta ka fituar me golat e Lorenco Vilës. Pra, i bie që trajneri Martini të ketë një mungesë me peshë në javën e 29-të, ku të premten Teuta pret Tiranën në Durrës.

PANORAMASPORT.AL

 


Like it? Share with your friends!