Në rrezik për jetën/ Mjekja shpjegon kategoritë e pacinetëve që nuk duhet të bëjnë vaksinën


(Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve), thonë se njerëzit përpara se të vaksinohen duhet të konsultohen me mjekun, për vaksinën që do të marrin për të parë nëse ndonjë nga përbërësit e vaksinave mund tu shkaktojë alergji.

David Lang, alergolog dhe Shef i Departamentit të Alergjisë dhe Imunologjisë Klinike në Klinikën Cleveland SHBA shpjegon se nuk ka arsye përse të shqetësoheni.

“Megjithëse ekziston rreziku i anafilaksisë, ai është ende shumë i vogël dhe përfitimi i mundshëm i vaksinimit COVID-19 e tejkalon potencialin e dëmtimit”.

Sipas David Lang besohet se reaksionet alergjike të lidhura me COVID-19 kanë të bëjnë me glukol polietilenin (PEG), një përbërës tek vaksinat, megjithatë studimet nuk kanë përfunduar.

E ftuar në “Ëake Up” , mjekja alergologe dhe imunologe klinike, Alkerta Ibranji tregoi kategoritë që nuk duhet ta marrin vaksinën.

“Përditë vijnë njerëz, vijnë pacientë, të cilët edhe pse nuk kanë radhën e vizitës te alergologu, vijnë pyesin unë kam këtë problem kronik, këtë alergji, a klasifikohem si pacient i sigurt për aplikimin e vaksinës.

Sipas CDC dhe sipas rekomandimeve të Akademisë Europiane të Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike, personat, të cilët nuk duhet të kryejnë vaksinën janë ata të cilëve, vaksina e dozës së parë, ose vaksinat e mëparshme të bëra në procesin e tyre të vaksinimit, ju ka dhënë një reaksion të rëndë jetë kërcënues, ose personat të cilët janë të identifikuar me një alergji të njohur ‘polietilenglicol’.

Këta pacientë janë kategorisht në risk për jetën dhe për këtë arsye nuk duhet të aplikohet vaksina.

Çdo pacient që vuan nga një sëmundje kronike alergjike ose jo, çështja e parë duhet të ketë të mirëtrajtuar alergjinë e vet dhe më vrap të shkojë të bëjë vaksinën”, sqaroi mjekja.


Like it? Share with your friends!