Ja se si ndodhi plagosja e sekretarit të PD, e dhunuan me grushte brenda zyrës, pastaj e qëlluan me armë, zbulohen emrat e autorëve


Në hetim e sipër janë zbardhur detaje të treja nga plagosja e e sekretarit të Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni.  Burime të tjera bëjnë me dije se policia ka shpallur në kërkim tre persona, të cilët akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, të kryer në bashkëpunim.

Kështu, siç dihet përveç Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i cili qëlloi me pistoletë në këmbë Okshtunin, janë shpallur në kërkim edhe 29-vjeçarët Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.

Troplini dhe shtylla kanë qenë të parët që kanë nisur sherrin.  Ata kanë hyrë në zyrën elektorale të PD dhe e kanë dhunuar me grushte sekretarin demokrat. Më pas, ka shkuar Jonuzaj dhe e ka qëlluar me pistoletë, duke e lënë të plagosur.


Like it? Share with your friends!