Presidentja e KE jep lajmin e mirë në gjuhen shqipe: 145 mijë vaksina Pfizer për Shqipërinë


BE do të japë 145 mijë doza të vaksinave së Pfizer për Shqipërinë. Lajmi është bërë i ditur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nëpërmjet një postimi në Tëitter, shkruar në gjuhën shqipe.

Postimi i plotë:

“Jemi bashkë në këtë betejë. 145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit”, shkruan Von der Leyen.

651.000 dozat të vaksinës së Pfizer dhe BioNTech financohen nga Komisioni Europian dhe do të ndahen me ndihmën e Austrisë.

Shpërndarja e këtyre vaksinave në Ballkanin Perëndimor pritet të nisë në maj, me dorëzime të rregullta që do të vazhdojnë deri në gusht.

Presidentja e KE shkruan shqip dhe jep lajmin e mirë: 145 mijë vaksina


Like it? Share with your friends!