Njihuni me shkodranen që jeton në Amerikë prej 4 vitesh e martuar me një grua, la bashkëshortin pasi orientimi i saj seksual ishte i kundërt


Rremida Shkoza është një shqiptare e cila 30 vite më parë u arratis së bashku me familjen drejt Italisë dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është një prej aktivisteve të komunitetit LGBTI në New York. E përballur me realitetin e mospranimit nga prindërit e saj, sot ajo në këtë shoqatë të personave LGBTI, do të mbështesë të gjithë shqiptarët që nuk kanë një përkrahje të tillë.

 

La bashkëshortin për një grua, shkodrania që jeton në

Rremida ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku rrëfeu historinë e jetës së saj. Ajo fillimisht tregoi se familja e saj u arratis pasi ka vuajtur shumë nga komunizmi.

“U arratisëm pasi kemi vuajtur nga komunizmi, kemi qenë të internuar. Gjyshi dhe gjyshja kanë qenë të internuar. Ka qenë kohë e frikshme, e paqëndrueshme. Në Itali kemi qëndruar 15 muaj dhe më pas në Amerikë fituam azil politik. Në Itali jeta ishte më e lehtë, ndërsa në Amerikë ishte shumë e çuditshme. Ishte si tronditje kur i shikon njerëzit e ndryshëm dhe ishte e vështirë për tu adaptuar. As gjuhën nuk e dinim mirë. Ishte e vështirë të komunikoje në shkollë”, tha Shkoza.

La bashkëshortin për një grua, shkodrania që jeton në

Më pas moderatorët e pyetën në lidhje me partneren e saj, Elle, me të cilën ka katër vite që është e martuar. “Para shtetit jemi të martuara, kemi 4 vite. Martesën e bëmë në Karolinën e Veriut”, tha ajo.

Jeta jote personale është e “çuditshme”. Ke qenë e martuar me një burrë, e tani je e martuar me një femër. Si ndodhi?

Jam rritur me edukatën familjare, si katolike. U martova për 5 vite. Pastaj u ndava sepse doja të jetoja jetën time. Është një barrë e madhe që nuk e përmban më. Nuk mund të jetosh në një gënjeshtër.

La bashkëshortin për një grua, shkodrania që jeton në

Kur e kuptove se kishe pëlqim për seksin e njëjtë?

Ka filluar ka herë, por nuk e kam kuptuar vetë. Martesën e lashë për respektin për ish-burrin dhe jetën time.

Kur u njohe me Ellien?

Jam njohur në vitin 2015. Unë  e respektoj babanë, e ka pritur si një prind shqiptar me kulturë shqiptare. Më ka thënë që të mos t’ia them kujt, e nëse do e bëja publike do e vrisja. Prindërit nuk janë më bashkë, mami ka qenë më e lehtë. Ka qenë një punë e bërë gradualisht.

La bashkëshortin për një grua, shkodrania që jeton në

E ka takuar mami Ellien?

Po, e ka takuar dhe e ka pranuar kohët e fundit. Babi nuk e ka takuar dhe nuk e di nëse jam martuar. Me të flas vetëm për gjëra të thjeshta.

Si do e presë babai këtë deklaratë?

Unë gjithë jetën i kam nderuar prindërit dhe kulturën time. Jeta ime nuk i vret të tjerët. Jeta ime ka vlerë, ashtu si gjithë të tjerët. Unë i nderoj ata, duke jetuar hapur, duke shprehur veten lirshëm.

La bashkëshortin për një grua, shkodrania që jeton në

Ka të rinj shqiptarë në Amerikë që e mbajnë të fshehtë drejtimin seksual?

Është shumë e vështirë, pasi jemi akoma me kulturën shqiptare, me mendime të vjetra. Shumë të rinj jetojnë dy jetë, e krijon vuajtje të tmerrshme.

Po ish-bashkëshorti si e priti?

Kemi shoqëri me të. Kam shkuar të jetoj me nënën e tij pasi jam ndarë.


Like it? Share with your friends!