Pensionet, hyjnë në fuqi koeficientët e rinj të indeksimit të pagave


Pensionet që do të llogariten pas 1 prillit 2021 do të indeksohen mbi bazën e koeficientëve të rinj. Në Fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, me koeficientët e indeksimit të pagave nga viti 1993 deri në 2021. Këta koeficientë do të përdoren për llogaritjen e masës fillestare të pensionit që nis nga 1 prilli 2021.

“Indeksimi i pagave me koeficientët e pasqyruar në udhëzim, për efekt të llogaritjes fillestare të pensioneve, do të bëhet vetëm për pensionet me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.4.2021 e në vazhdim. Koeficientët e sipërshënuar aplikohen për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur deri në vitin 2021, për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensionit që do të caktohet me datë fillimi pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim”, thuhet në udhëzim.

Pas aplikimit të tij, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensionit që do të caktohet me datë fillimi pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, nuk mund të jetë më e lartë, se: trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 30 000 lekësh, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 1025, datë 16.12.2020, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri më 31.12.2001; paga maksimale në shkallë vendi prej 130 312 lekësh, e përcaktuar sipas kritereve të paragrafit të fundit të nenit nr. 10, të ligjit nr. 7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.

Koeficientet e indeksimit të pagave, të përcaktuara me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 571, datë 3.10.2018, “Për koeficientët e indeksimit të pagave, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve”, vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 180, datë 4.4.2019, “Për koeficientet e indeksimit të pagave, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve” dhe vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 262, datë 30.3.2020, “Për miratimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2018, për llogaritjen e pensioneve”, mbeten në fuqi dhe përdoren për indeksimin e pagave mbi të cilat janë paguar kontributet vetëm për pensionet me datë fillimi deri më 31.3.2021, përfshirë edhe këtë datë referuar datës së lindjes të së drejtës.


monitor


Like it? Share with your friends!