Zgjidhjet Më Të Shpejta Natyrale Kundër Problemeve Me Tretjen


Problemet me tretjen janë shumë të përhapura në ditët e sotme kur njeriu tregon më pak kujdes me ushqimet që konsumon rregullisht.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të zbuloni 11 zgjidhjet natyrale që pastrojnë sistemin tretës dhe lehtësojnë punën e zorrëve.

Rrushi i Thatë

Rrushi i thatë konsiderohet si laksativ dhe përmban shumë fibër.

Mungesa e kësaj të fundit shkakton probleme të mëdha me tretjen, përfshirë konstipacion.

Ngrënia e rregullt e rrushve të thatë parandalon këtë problem tek të gjitha grupmoshat.

Merrni një grusht me rrush të thatë dhe mbajini në ujë për gjithë natën.

Të nesërmen hajini me stomak bosh.

Limoni

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, acidi citrik tek limoni stimulon sistemin tretës dhe largon toksinat që akumulohen në zorrën e trashë.

Shtrydheni lëngun e një limoni dhe hidheni në një gotë me ujë të vakët. Shtoni pak fare kripë (më pak se gjysmë luge kafeje) dhe pijeni ngadalë.

Kjo kurë funksionon nëse e pini lëngun esëll ose 1-2 orë pas vaktit.

Kumbullat E Thata

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org rekomandojnë pirjen e lëngut të kumbullës në mëngjes dhe në darkë ose ngrënien e kumbullave të thata për të zgjidhur problemet me tretjen.

Kumbulla luan një rol laksativ dhe zgjidh menjëherë problemin me konstipacionin.

Vaji i Farave Të Linit Me Lëng Portokalli

Farat e linit janë të pasura me fibër, e cila vë në lëvizje zorrët dhe lehtëson jashtëqitjen.

Ju mund të përzieni disa pika me vajin e farave të linit në një gotë me lëng portokalli me gjithë tul.

Lëngun mund ta pini një herë në çdo pesë orë.

Vaji i Ullirit

Nëse vuani nga problemet me tretjen, këshillohet të konsumoni esëll një lugë gjelle me vaj ulliri.

Nëse nuk e pini dot me stomak bosh, mund ta merrni një orë pas vaktit.

Fiqtë

Fiqtë janë plot me fibër dhe parandalojnë konstipacionin kronik.

Ju mund të përdorni fiq të thatë ose të freskët, por mos harroni që pjesa më e madhe e fibrës dhe kalçiumit gjendet tek lëkura.

Zieni disa fiq në qumësht në mbrëmje. Qumështin pijeni të ngrohtë përpara se të flini dhe frutat mund t’i hani sipas dëshirës.

Një mënyrë tjetër është që të mbani në ujë 4-5 fiq të thatë dhe t’i hani të nesërmen në mëngjes.

Soda E Bukës

Uji me një majë luge sodë buke ndihmon për neutralizimin e acidit në stomak dhe lehtëson punën e zorrëve.

Spinaqi

Lëngu i spinaqit të zier mund të pihet kundër konstipacionit por nëse vuani nga problemet me veshkat, atëherë është më mirë të konsultoheni me një mjek për përdorimin e tij.

Portokalli

Kjo agrume është shumë e pasur me vitaminë C dhe fibër që lehtëson tretjen dhe stimulojnë zorrët.

Ngrënia e 2-4 portokalleve në ditë ndihmon në zgjidhjen e problemeve me tretjen.

Rrushi

Përbërësit e rrushit e bëjnë atë një ushqim shumë të mirë kundër problemeve me tretjen, veçanërisht kundër konstipacionit kronik.

Ju mund të pini lëng rrushi të freskët ose të përzieni kokrrat e tij me qumësht të zier dhe ta pini atë në darkë.

Lakra

Lakra është shumë e pasur me fibër dhe e mban sistemin tretës të shëndetshëm.

Ajo ka efekt pastrues për zorrët dhe stomakun.

Ju mund të pini lëngun e lakrës dy herë në ditë përpara vakteve./AgroWeb.org


Like it? Share with your friends!