Arrestohet një 38-vjeçari pasi transportonte emigrantë të paligjshëm, “1 mijë euro t’ju kaloj jashtë kufirit”


Autoritetet e policisë Durrës ndodhen në vendngjarje dhe po po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Policia e Korçës ka arrestuar  një 38-vjeçar, pasi ky i fundit u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm .

Në njoftimin për media bëhet e ditur se 38-vjeçari i ishte kërkuar 1 mijë euro për person në mënyrë që t’i ndihmonte të kalonin kufirin.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në  bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 38 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i mësipërm, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen” 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

 


Like it? Share with your friends!