Dëshmitë e para nga vrasja në Elbasan/ Plagosen dhëndri i viktimës dhe efektivja e “Shqiponjave”


ELBASAN

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak më parë. Burimet bëjnë me dije se  nga dëshmitarë nga vendngjarja  ka pasur shkëmbim zjarri, ndërsa nuk dihet akoma se mes kujt është shkëmbyer zjarr.

Gjithashtu kanë mbetur edhe dy persona të plagosur, përkatësisht një efektive e forcave “Shqiponja” me inicialet Xh. S. dhe dhëndri i viktimës.

Nga të dhënat e para dyshohet se autor i këtij krimi që tronditi Elbasanin dhe mbarë vendin, teksa vjen vetëm katër ditë para zgjedhjeve, është një ish-efektiv i forcave RENEA.

 


Like it? Share with your friends!