Reagon Meta pas vrasjes së bujshme që tronditi Elbasanin/ Do të mbajnë përgjegjësi për çdo ngjarje që po zhvillohet në vend


Presidenti i vendit, Meta, doli në një prononcim për mediat në qytetin e Fierit, ku u pyet edhe në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e kësaj të mërkure në Elbasan.

Meta u shpreh se nuk mund të flasë pa e pasur të qartë panoramën e ngjarjeve, por shtoi se Elbasani dhe Durrësi janë dy qarqet problematike.

“Kandidatë të dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës janë kandidatë sërish. Prokuroria është e njëanshme në Tiranë, po ashtu edhe SHISH. Dihet që Policia në Elbasan bëhet palë e grupimeve të lidhura me Taulantin. Padyshim që do të mbajnë përgjegjësi për çdo ngjarje që po zhvillohen në vend. Vendi mbi të gjitha nuk ka nevojë të cenimeve të standardeve zgjedhore”, u shpreh Meta.

 


Like it? Share with your friends!