Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e enjte vendi ynë parashikohet të ketë mot fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare, deri në orët e mesditës. Më pas gradualisht me kalimin e orëve shtim vranësirash mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta fillimisht në zonën e jugut në orët e pasdites dhe më pas do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit në orët e mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë dhe mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 5/16 | diell re/shi |
Kukës | 1/13 | diell re/shi |
Lezhë | 4/16 | diell re/shi |
Dibër | 2/11 | diell re/shi |
Durrës | 6/17 | diell re/shi |
Tiranë | 7/17 | diell re/shi |
Elbasan | 4/17 | diell re/shi |
Berat | 6/18 | diell re/shi |
Vlorë | 7/17 | diell re/shi |
Korcë | 0/15 | diell re/shi |
Gjirokastër | 5/17 | diell re/shi |
Sarandë | 5/17 | diell re/shi |