Ja kur hapet plotësisht Greqia, merr fund karantina në…


Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një fjalim drejtuar popullit ka shpallur fundin e lockdown të ashpër nga 6 nëntor 2020. Rikthimi gradual në realitet fillon menjëherë pas Kremtimit të Pashkëve Ortodokse.

Kështu, datat kyçe të “rihapjes” së vendit janë:

– 3 Maj, funksionojnë restorantet, lokalet dhe baret, në ambiente të hapura, me distancë, ndërsa stafi do të vërtetësohet me 4 self test në muaj falas.

– Po nga 3 maj orari i qarkullimit të lejuar zgjatet deri në orën 23.00.

– Në 10 maj rikthehen në bankat shkollore me self test nxënësit e fillores, nga kopshti deri në klasën e 9-të, sipas sistemit grek fillore dhe gjimnaz.

– Në 15 maj starton zyrtarisht sezoni turistik, me masat përkatëse për vizitorët e vaksinuar dhe ata me test molekular.

-Po në 15 maj do të lejohet qarkullimi i lirshëm nëpër qytete dhe periferitë e vendit.

-Nga 15 maj do të lejohen disa aktivitete kulturore në ambiente të hapura.

-Megjithëse shifrat e pandemisë mbeten të larta, kryeministri Mitsotakis është shprehur optimist për imunitetin e tufës, duke shpallur vendimin tjetër surprizë për vaksinimin.

Kështu, nga Java e Madhe e Pashkëve fillon vaksinimi për moshat nga 30 vjeç e lart, sipas kategorive përkatëse. Në këtë mënyrë, i bëhet thirrje një përqindje të lartë të popullsisë së vendit të vaksinohet sa më parë. Fundi i lockdown është mirëpritur, madje duke u konsideruar i vonuar, pasi periudha e gjatë 6-mujore ka shkaktuar shumë lodhje me pasoja serioze në psikologjinë e të gjithëve, ka dëmtuar thellë ekonominë si dhe shkaktoi mjaft probleme të tjera anësore.


Like it? Share with your friends!