Detaje nga vrasja në Elbasan/ Dy personat që mbetën të plagosur, dhëndri në gjëndje të rëndë ndërsa efektivja e policisë i nënshtrohet operacionit


TIRANË

Një ditë pas ngjarjes së rëndë dje në Elbasan ku mbeti i vrarë mjeku 56-vjeçar Pjerin Xhuvani, eksponent i PS, të 4 të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Burimet bëjnë me dije se situata më e rëndë paraqitet për 32-vjeçarin Eltjon Bodinaku, dhëndri i viktimës, i cili është në terapi intensive. Ndërkohë efektivja e forcave “Shqiponja” Xhensila Sota i është nënshtruar një operacioni në këmbë ku dhe kishte marrë plumbin.

Po kështu mbështetësit e PD që po ashtu janë plagosur Emiljan Prenga e Pavlo Vuksani janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim në spitalin e Traumës.

 


Like it? Share with your friends!