Lëkurën nuk e mbajnë në formë kremrat e serumet, por konsumimi i këtyre ushqimeve


Shumë njerëz besojnë se produktet kozmetike janë thelbësore për një lëkurë të shëndetshme. Megjithatë, shumë prej tyre përmbajnë kimikate. Por një mundësi më e mirë për t’i dhënë shkëlqimin e duhur lëkurës janë ushqimet që konsumoni çdo ditë.

Portokalli

Portokallët janë të shkëlqyeshëm për lëkurën sepse kanë vitaminë C. Kjo vitaminë është jashtëzakonisht e rëndësishme për prodhimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e qelizave të lëkurës. Për më tepër, parandalon edhe shenjat e hershme të plakjes.

Domatet

Domatet përmbajnë shumë antioksidantë të cilët janë kundër plakjes dhe mbrojnë lëkurën nga dëmtimi. Për më tepër, kanë vitaminë A, e cila i bën flokët më të fortë dhe më të shëndetshëm.

Bajame

Kur bëhet fjalë për përfitimet shëndetësore, bajamet njihen si një superushqim. Përmbajnë shumë vitaminë E, që ushqen lëkurën dhe mbron nga rrezet UV. Për më tepër, ndihmon në zvogëlimin e ënjtjes dhe inflamacionit nga lëkura.

Boronicat

Janë të pasura me vitaminë C, që e bën lëkurën të pastër. Për më tepër kanë antioksidantë prandaj rekomandohet t’i konsumoni rregullisht.

Avokado

Avokado mbron lëkurën nga shenjat e parakohshme të plakjes. Avokado përmban shumë vitaminë C, E, K, kalium dhe magnez. Pra, hani rregullisht avokado dhe do të vini re shumë shpejt efektet e dëshiruara.

 

/abcnews.al


Like it? Share with your friends!