Kreu i partisë demokratike , Lulzim Basha ka nisur sot turin e takimeve nga Vlora ku është pritur nga dhjetëra qytetarë.
Basha ka folur në Vlorë edhe për video-përgjimin e publikuar për kreun e Kadastrës, Artan Lame duke theksuar se Rama tashmë do të prishë 110 mijë shtëpi.
Ai thotë se përsëri Rama do të gënjejë shqiptarët me legalizimet, por pas 25 prillit nuk mban asnjë premtim, por u kthen shpinën shqiptarëve.
Basha i bën thirrje qytetarëve të Vlorës që mos ia hapin derën dështimit për herë të tretë.
‘’Mirë se ju gjej, zonja dhe zotërinj, vlonjat e vlonjate. Dita e ndryshimit dhe fitores të dielën do të nisë nga Vlora, mirësejugjej, më të bashkuar, më të vendosur, me shpirtin plot me shpresë, plot me dritë, besim për 25 prillin, ditën e fitores së çdo vlonjati e çdo vlonjateje.
Vëllezër dhe motra, për 8 vite me radhë, njeriu që nuk bëri asgjë, që e zbrazi Vlorën nga rinia e saj, i la pensionistët në baltë, shkatërroi bujqësinë e Vlorës, premtoi hënën dhe diellin por e ktheu Vlorën në çifligun e klientëve, oligarkëve, miqve të tij në restorin personal të pushimeve, po vjen përsëri të trokasë me të njëjtat premtime të pambajtura, dështimet e 8 viteve më parë, duke e konsideurar Vlorën pronë të tij, dhe vlonjatët robër të tij. Gabim historik, sepse e dinë gjithë Shqipëria, Vlora e vlonjatët i takojnë vetvetes, Shqipërisë, kombit, dhe e kanë treguar në momentet më kritike se për atdhe, për demokraci, për liri, nuk ka forcë që i ndal.
Edhe 3 ditë na ndajnë, nga dita e ndarjes me 8 vite dëshmtim, rrënim ekonomik, edhe 3 ditë nga 8 vite mjerim, në një nga zonat më të pasura të Shqipërisë e Mesdheut, perlën e margaritarit, ku sonte duhet të gëlonte sipërmarrja e lirë, që mbyll qepenat nga taksat e larta. Sonte duhet të kishim një nga flotat më të fuqishme dhe tregjet më të mëdha të peshqve, dështimi 8-vjeçar i Ramës.
E pra vëllezër dhe motra, 8 vite dështime, 8 vite në shpinë, në qafë të vlonjatëve, dhe tani ka guximin të afrohet përsëri e të kërkojë edhe 4 vite të tjera për të vazhduar me premtimet e pambajtura, me thesine gënjeshtrave në shtëpi, e .
110 mijë shtëpi po bëhen gati për t’i prishur ai, kërkon votën për legalizimet, por ‘ska ndërmend t’i legalizojë, por t’i prishë. Siç bëri me Astirin. Ky është Edi Rama i vërtetë, premton për votën, dhe të nesërmen jo vetëm nuk e zbaton por ia kthen shpinën. ‘’- tha Basha.