Kush i fiton zgjedhjet e 25 Prillit? Astrologia bën parashikimin


E kishit menduar ndonjëherë që gjuha e trupit mund të japë përgjigje kaq të mëdha edhe të rëndësishme?

Mbrëmë në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio foli Pranvera Xhafa, e cila merret me okultizëm dhe në një farë mënyre ka edhe aftësi parashikuese për shenjat e zodiakut. Fokusi i bisedës u përqendrua te zgjedhjet e 25 prillit dhe se gjithçka varet nga gjuha e trupit sipas Pranverës. Gjuha e trupit ofron shumë informacion, për atë që di të lexojë dhe të kuptojë. Sigurisht që nuk është e njëjta gjë me leximin e mendjes, por gjuha e trupit është shumë e qartë dhe e lexueshme.

Sipas ekspertëve, vetëm 7 për qind e komunikimit të njeriut bazohet tek fjala e thënë. 38 për qind e mesazheve që përcjellim ofrohet nga toni i zërit dhe 55 për qind nga gjuha e trupit.

E pyetur nga Salsano Rrapi dhe Paloma se kush është më lider në politikë duke u bazuar tek gjuha e trupit, Pranvera zbulon se është Edi Rama, gjithashtu nuk nguron të japë edhe një parashikim për zgjedhjet.

“Rama e përdor shumë mirë gjuhën e trupit, forma përcakton gjithçka dhe gjithçka vjen nga forma, pastaj fjalët dhe pastaj veprimet.

Nuk e di për liderët tanë, por liderët botërorë marrin edhe leksione aktrimi, pra është e pamundur që t’ju lexosh gjuhën e trupit kur ata janë duke aktruar.

Dhe lëvizja që ai bën, qoftë fjalët si do t’i koordinojnë me njëra-tjetrën në bazë të lëvizjes, ai mund të jetë fituesi në këtë rast sipas gjuhës së trupit”, u shpreh ajo.


Like it? Share with your friends!