Reagon OSBE pas ngjarjes së përgjakshme në Elbasan: Zgjedhjet mundësi demokratike, që s’mund të njollosen me gjak. Presim hetim të plotë për këtë krim


OSBE ka reaguar përmes një deklarate lidhur me ngjarjen e një dite më parë në Elbasan, ku u regjistrua një i vrarë dhe katër të plagosur.

Ndërsa shpreh ngushëllimet për familjen e mjekut Pjerin Xhuvani, OSBE thekson se pret nga policia e institucionet gjyqësore të hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar.

pic.tëitter.com/U7sBhzmBAë

— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) April 22, 2021

 

“Prezenca e OSBE në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që coi në humbjen e jetës në Elbasan. Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës. Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë. Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqiprëisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar”- thuhet në deklaratën e OSBE.

 


Like it? Share with your friends!