Cilat Janë Ushqimet Që Shkaktojnë Dhimbje Koke – Çfarë Duhet Të Bëni


Nëse vuani vazhdimisht nga dhimbjet e kokës apo migrena, atëherë një nga shkaktarët mund të gjendet në kuzhinë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni një listë të ushqimeve që shkaktojnë dhimbje koke.

Pijet E Gazuara

Pijet e gazuara përmbajnë një substancë të njohur si aspartame e cila duhet konsumuar me kujdes.

Kjo substancë shkakton marramendje, humbje kujtese dhe dhimbje koke.

Sasia e lejuar e kësaj substance është 50 mg në ditë, ndërsa një kanaçe me pije të gazuar përmban 180 mg.

Bananet Dhe Avokadot

Kur bananet dhe avokadot janë të tejpjekura ato përmbajnë tyraminë, një amino acid që shkakton migrenë dhe dhimbje koke.

Këto dy ushqime janë nxitës të fortë të dhimbjeve të kokës.

Kujdes me sasinë.

Akullorja

Ushqimet dhe pijet tepër të ftohta që bien në kontakt me fytin mund të shkaktojnë një ngushtim të menjëhershëm të enëve të gjakut në zonën e kokës.

Ndaj ngrënia e akullores shkakton një dhimbje koke shtrënguese.

Çamçakëzi

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, përtypja e vazhdueshme e çamçakëzit me shije të fortë menteje për disa minuta shkakton dhimbje kronike të kokës sepse stërmundon nofullën.

Djathi

Vjetërimi i djathit përmirëson shijen e tij, por edhe nxit prodhimin e amino acidit tyramine.

Djathi veçanërisht ai kaçkavall, mocarela, djathi i mykur e të tjerë, kanë një përmbajtje të lartë të tyraminës që nxit dhimbjet e kokës.

Vera E Kuqe

Vera e kuqe, birra dhe pije të tjera alkolike përmbajnë nivele të larta tyramine, një amino acid që nëse nuk shpërbëhet në aparatin tretës, ndikon në dhimbjet e kokës.

Kripa

Sasitë e mëdha të kripës nxisin përsëritjen e shpeshtë të dhimbjeve të kokës.

Ekspertët janë të bindur për këtë dhe sugjerojnë konsum të kufizuar të kripës.

Çokollata

Çokollata na bën të lumtur por edhe shkakton dhimbje koke.

Ajo përmban kafeinë, tyraminë dhe substanca të tjera stimuluese, përbërës që nxisin dhimbjet e forta të kokës.

Nëse vuani shpesh nga dhimbjet e kokës, AgroWeb.org rekomandon të përpiqeni të identifikoni shkaktarët dhe ushqimet që mund të jenë duke e nxitur atë./AgroWeb.org


Like it? Share with your friends!