Parashikimi i motit, e shtunë 24 prill 2021


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme. Vranësirat do të jenë më të dendura në jug e qendër të vendit, ndërsa në pjesën veriore me kthjellime. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme në pjesën jugore dhe qendrore të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Pasdite e në mbrëmje reshjet ndërpriten.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e lehtë dhe mesatare, në bregdet përkohësisht e vrullshme e  shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:      

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/17 re diell
Kukës 6/16 re diell
Lezhë 11/18 re diell
Dibër 5/13 re diell
Durrës 10/19 re diell
Tiranë 12/18 re diell
Elbasan 11/19 re shi diell
Berat 12/18 re shi diell
Vlorë 12/18 re shi diell
Korçë 7/14 re shi diell
Gjirokastër 11/17 re shi diell
Sarandë 9/19 re shi diell

 

/e.m/


Like it? Share with your friends!