I zoti parkon ”Ferrari”-n për të soditur, por përfundon në…


Një ”Ferrari” përfundoi në liqenin Garda bashkë me shoferin e tij.

”Kjo ndodhi dje pasdite në plazhin Brema në Sirmione, në provincën e Brescias”, shkruhet në faqen e internetit today.it.

I zoti i Ferrarit kishte parkuar super veturën duke qëndruar i ulur në kofanon e saj.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, automjeti i lënë në pozicion neutral dhe pa një frena dore filloi të lëvizte ngadalë: makina pak nga një herë shkoi drejt ujit dhe përfundoi e zhytur deri në lartësinë e rrotave.

Në kohën që shoferi kuptoi se çfarë po ndodhte, ishte tepër vonë.

”Policia lokale dhe një karoatrec ndërhynë duke nxjerrë Ferrarin nga ujërat e liqenit Garda./ /os/


Like it? Share with your friends!