Persona të dyshimtë hynë gjatë natës nga dritarja e KZAZ-së në Laç, ekspertët e KQZ-së nisen drejt vendit të ngjarjes


Një ditë para zgjedhjeve është regjistruar një incident në qytetin e Laçit. Bëhet e ditur se përfaqësuesit e KZAZ-së kanë gjetur mëngjesin e sotëm një dritare të hapur në objektin, ku ruheshin materialet e KQZ.

Menjëherë kanë lajmëruar policinë, e cila ka nisur verifikimet, për të parë nëse ka hyrë ndonjë person brenda. Gjithashtu mësohet se pritet që në vendin e ngjarjes të mbërrijë edhe ekspertë të KQZ-së, për të verifikuar nëse ka pasur prekje apo dëmtime të materialeve zgjedhore.

Kryetari i KZAZ Kurbin, Ismal Ismaili, është shprehur se një dritare është gjetur e hapur dhe dikush ka lënë gjurmë te parvazi i saj. Baza materiale rezulton të jetë e paprekur, por nuk ka nisur ende shpërndarja në qendrat e votimit.

Nga ana tjetër, ende nuk dihet nëse është marrë ndonjë material, por po pritet vendimi nga KQZ-ja për shpërndarjen e materialeve zgjedhore.


Like it? Share with your friends!