Yuri Kim: SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat, qytetarët duhet të votojnë paqësisht dhe në mënyrë demokratike


Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ambasadorja Kim bën me dije nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” se fokusi i këtij takimi ishin zgjedhjet e 25 prill.

Ambasadorja amerikane gjithashtu thekson se SHBA nuk mbështet asnjë parti, ndërsa bën thirrje për një proces të qetë dhe demokratik të zgjedhjeve.

“Takova kryetarin e PD, Lulzim Basha, sot, njësoj siç jam takuar me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit.

Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe”, shkruan ambasadorja amerikane.


Like it? Share with your friends!