Kryeministri Rama ka publikuar një foto me atë që sot njihet si heroi i ditës, Klodiani. 22-vjeçari neutralizoi shoferin e dehur që terrorizoi sot qytetarët në mes të sheshit “Skënderbej”.
Ai iu afrua automjetit të agresorit dhe e goditi atë, ndërsa tha për mediat se e bëri këtë veprim pasi mendoi se bëhej fjalë për një akt terrorist.
Më pas ndërhynë edhe qytetarë të tjerë të cilët e mbajtën të bllokuar 32-vjeçarin deri në mbërritjen e policisë.
Sipas Policisë rezulton se agresori, Arben Mema ishte në gjendje shumë të dehur dhe i droguar, pasi në automjet janë gjetur edhe disa doza lënde narkotike, ndërsa para se të futej në shesh, ai ka përplasur edhe disa automjete të tjera.