‘Për shumë vjet gëzuar..”, Rama uron për festën e Zojës së Shkodrës


Kryeministri Edi Rama, ka uruar sot për festën e Zojës së Këshillit të Mirë, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në FaceBook. Me një foto ikone, Rama, thotë se Urtësia e patronazhit shpirtëror të Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtore e Shqipërisë, i priu shqiptarët.

Postimi i plotë

 Urtësia e patronazhit shpirtëror të Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtore e Shqipërisë, i priu shqiptarët drejt ditës së bardhë dhe mu ashtu vigjilon dhembshurisht mbi ta prej më shumë se pesë shekujsh!

Për shumë vjet gëzuar festën e Zojës së Shkodrës, Zojës së Shqipërisë

 


Like it? Share with your friends!