Tom Doshi: Jam në gadishmëri të plotë për të bërë koalicion, me Partinë Socialiste


Tom Doshi në një deklaratë për mediat shprehet se vendimi i tij është i prerë dhe nuk ka asnjë tërheqeje nga ana e tij.

Ai tha se në Shkodër merr 2 mandate të sigurta, ndërsa në gjithë Shqipërinë mendon se do marrë dhe 2 mandate në Tiranë.

I pyetur nëse o të pranonte të bëntë koalicion me Partinë Socialiste pas zgjedhjeve, Doshi tha: “Jemi të gatshëm të bjëmë koalicion me Partinë Socialiste,” ndërsa me zotin Basha tha :”Jo, asnjëherë.”

Tom Doshi dha dorëheqjen nga gara për deputet mëngjesin e sotëm


Like it? Share with your friends!