Zgjedhjet 2021/ LSI humb një mandat në Berat, PS shkon në 73 mandate në total! Projeksionet e fundit


Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë vendin.

Procesi i votimit kryesisht vijon i qetë, përveç një incidenti të ndodhur dje në shkollën “1 Maji” në Tiranë, ku policia shoqëroi 8 persona.

Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 670,464 vota, e pasuar nga PD-AN me 540,023, PS ka 73 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 5 dhe PSD 3 mandate.

LSI deri më tani ka marrë 94,736 vota, kurse PSD 30,951.

Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste. Nga 5198 qendra votimi deri më tani janë numëruar 4653.

Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 73.485 të pavlefshme, ndërsa 611 kuti janë ende për tu numëruar.

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, një ditë më parë duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument.

Ja rezultatet në secilin qark:

Shkodër

Deri tani në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka 45,973 vota, PS ka 29,751, LSI ka 9,561 dhe PSD 16,158. Bazuar në këto rezultate, PS deri tani ka 3 mandate, PD 5 dhe LSI 1 e PSD 2.

Lezhë

Në qarkun Lezhë deri tani PD ka siguruar 31,594 vota, PS 25,259, LSI 6,976 dhe Lëvizja për Ndryshim 598 vota. Deri tani PD ka arritur të marrë 4 dhe PS 3 mandate.

Kukës

Procesi i numërimit ka përfunduar në qarkun e Kukësit dhe PD fiton me 23,923 vota, e ndjekur nga PS me 13,704 vota. LSI 64 ka vota, LN ka 226 vota, ADR 195 vota, LRE 134 vota, PBK 63 vota, PLDSH 56 vota, BD 51 vota, NTH 45 vota, ABEOK 12 vota dhe PSD 183 vota. PD ka arritur të marrë 2 mandate dhe PS 1 mandat.

Dibër

Procesi i numërimit ka përfunduar në qarkun e Dibrës ku fitoi PD me diferencë të ngushtë. PD mori 28,797 vota. PS numëron 28,493 vota, LSI 4,406 vota dhe kandidati i pavarur 579 vota. PD ka arritur të marrë 3 mandate, kurse PS 2 mandate.

Durrës

Në Durrës, deri tani PS kryeson me 55,073 vota, e ndjekur nga PD që numëron 46,226 vota. LSI ka siguruar 7,220 vota, dhe Nisma Thurje 499 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 7 mandate në Durrës, ndërsa pasohet nga PD me 6 dhe LSI 1.

Tiranë

Në kryeqytet, deri në këto momente është në avantazh të thellë PS me 161333 vota. PD ka 128013 vota, LSI 19639 vota dhe PSD 9573 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 18 mandate në Tiranë, kurse PD 15, e cila pasohet me LSI 2 dhe PSD 1.

Elbasan

Në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 85774 vota e ndjekur nga PD me 57426 vota dhe LSI 6832 me vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 1673 vota. PS ka arritur të marrë 8 mandate në Elbasan, kurse PD 6.

Fier

Numërimi në qarkun Fier PS 91030 vota, PD 64065 vota, LSI 12197 dhe PLDSH 1364 vota. PS ka arritur të marrë 9 mandate në Fier, kurse PD 6 dhe LSI 1.

Berat

Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 41444 vota e ndjekur nga PD me 22680  vota dhe LSI me 8256 vota. Ndërkohë, LRE ka 382 vota dhe PSD ka 367 vota. PS ka arritur të marrë 5 mandate në Berat, kurse PD 2 dhe LSI 0.

Korçë

Në qarkun e Korçës është në avantazh PS me 57715 vota e ndjekur nga PD me 47655  vota dhe LSI me 7961 vota. Ndërkohë PSD ka 1,142 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 6 mandate në qarkun e Korçës deri tani, kurse PD 5.

Vlorë

Në qarkun e Vlorës PS është në avantazh me 58911 vota e ndjekur nga PD me 31935 vota dhe LSI me 6171 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në qarkun e Vlorës deri tani, kurse PD 4.

Gjirokastër

Procesi i numërimit ka përfunduar në qarkun e Gjirokastrës. Në këtë qark PS ka 24,159 vota, PD 13,860 vota, LSI 5,833 vota dhe PSD-ja 490 vota. Në Gjirokastër PS ka marrë 3 mandate, kurse PD vetëm 1

Top Channel


Like it? Share with your friends!