Drejtuesi politik i PS në Tiranë, Erion Veliaj njoftoi se për herë të parë pas 20 vitesh, PS ka fituar edhe në Vorë.
“Kemi pritur 20 vite për ta bërë këtë lajmërim, nuk jemi dorëzuar, jem rrëzuar, por jemi ngritur. Pas 20 vitesh PS sot ka fituar në Vorë, me 54%.
Dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Vorës që zgjodhën ndryshimin, zgjodhën të provojnë diçka ndryshe. Një alternativë që prej 20 vitesh nuk ishte forca qeverisëse në Vorë. Nuk do zhgënjeheni, do ju shërbejmë me dinjitet”, deklaroi Veliaj.