Celibashi: Të dhënat zyrtare të rezultateve, ja sa mandate morën PS, PD dhe LSI


Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi , ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka deklaruar se ka përfunduar numërimi i votave në mbi 4900 qendra.

Celibashi u shpreh se deri tani, PS kryeson me 74 mandate, ndërsa PD ka marrë 59 mandate, LSI ka marrë 4 mandate. Gjithashtu kreu i KQZ-së u shpreh se deri më tani PSD ka marrë tre mandate

Ndërkohë nga numërimi i votave ka rezultuar se pjesëmarrja në votime ka qenë 45.72%.

“Në lidhje me ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor, ka përfunduar tërësisht numërimi për subjekte, në 4922 qendra votimi. Tirana dhe Durrësi procesi ka përfunduar në 11 qendra votimi dhe vijon ende në pjesën tjetër.

Procesi i numërimit të kandidatëve ka përfunduar në 12 vende të numërimit. Pjesëmarrja në zgjedhje pas përfundimit të numërimit është 45.72%. 1 551 921 zgjedhës kanë marrë pjesë nga 3393 748 zgjedhës”, deklaroi Celibashi.

Celibashi bëri dhe një renditje të mandateve të shpërndara sipas qarqeve:

BERAT

PD-AN 2 mandate

PS 5 mandate

DIBËR

PD-AN 3

PS 2

DURRËS

PD-AN 6

PS 8

ELBASAN

PD-AN 6

PS 8

FIER 

LSI 1

PD-AN 6

PS 9

GJIROKASTËR

PD-AN 1

PS 3

KUKËS

PD-AN 2

PS 1

LEZHË

PD-AN 4

PS 3

SHKODËR 

PSD 2

LSI 1

PD-AN 5

PS 3

TIRANË

PSD 1

LSI 2

PD-AN 15

PS 18

VLORË

PD-AN 4

PS 8


Like it? Share with your friends!