Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka deklaruar se pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit është 46.32 për qind.
Në fjalën e tij, Celibashi ka pranuar gjithashtu se janë hasur problematike në disa qendra numërimi.
“Është mbyllur plotësisht procesi për partitë, në lidhje me pjesëmarrjen shifrat janë këto: pjesëmarrje është 46.32% nga këto 47.6% është pjesëmarrja e grave dhe 52.34 % janë burra,” deklaroi Celibashi.