Balla paralajmëron Metën të mbajë fjalën për dorëheqjen”, pas numërimit do i bëjmë gati letrat e pensionit


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqjen e Presidentit Ilir Meta.

Përmes një postimi në Twitter  Balla shkruan se me ‘Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht!’

Gjithashtu Balla paralajmeron se pasi të mbarojë procesi i numërimit të votave, mazhoranca do t’ia bëjë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!

Postimi i plotë:
Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!

 

 

(BalkanWeb)


Like it? Share with your friends!