Horoskopi për datën 30 prill nga Russell Grant


Dashi

I dashuri juaj ka nevojë që t`i ktheni fjalët tuaja në veprime. Tregojini atij se si ndiheni përmes përqafimeve. Jipini përparësi aspektit fizik. Nëse jeni duke provuar diçka të re, mos u nxitoni. Lexoni së pari udhëzimet ose mund të bëni diçka të gabuar që do të kushtojë shumë për të riparuar.

Demi

Një propozim do t’ju bëjë të mendoheni seriozisht. Ju mund t’i bëni vetes pyetje në lidhje me mënyrën si e keni trajtuar jetën tuaj deri më tani dhe cilat mund të jenë qëllimet tuaja për të ardhmen. Pasi të jeni të kënaqur duke e ditur se ku po shkoni, do të dini se si t’i përgjigjeni kësaj mundësie.

Binjakët

Bisedat me një mik apo partner të ri do t’ju japin më shumë ide nga sa prisnit për të ardhmen. Ju po kërkoni një ndryshim të rutinës. Nëse partneri juaj nuk është aventurier, ju mund të gjeni aktivitete për të ushqyer nevojën tuaj për shumëllojshmëri pa pritur që ata të përfshihen.

Gaforrja

Ngjarjet që do ndodhin në shtëpi do t’ju mbajnë të zënë. Kishit shpresuar të ishit në gjendje të relaksoheshit, por kjo mund të mos jetë plotësisht e mundur aktualisht. Jo gjithçka që do të ndodhë do të jetë paqësore, por nuk do të jetë as stresuese.

Luani

Jetoni momentin. Gëzojuni lumturisë që ju jep një marrëdhënie e ngushtë dhe e dashur. Ju ndiheni keq, kur të tjerët rreth jush vuajnë. Ky është momenti juaj për të qenë të lumtur. Shijojeni. E meritoni.

Virgjëresha

Qëndroni të përqendruar kur punoni për ndonjë gjë të rëndësishme. Edhe pse përparimi do të jetë i ngadaltë, jeta po bëhet gjithnjë e më e mirë. Qëllimet që dukeshin sikur do të mbeteshin gjithmonë ëndrra tani duken si mundësi të mira. Do të pranoni mundësinë për të punuar në diçka të rëndësishme.

Peshorja

Një projekt i përbashkët do të sjellë fat në një mënyrë apo në një tjetër. Një partner do të ketë ca para shtesë dhe do t`ju ndihmojë me faturat. Anëtarët e familjes janë të dobishëm dhe mbështetës. Njerëzit duan t`ju shpërblejnë për të gjithë ndihmën dhe konsideratën që ju keni treguar ndaj tyre kohët e fundit.

Akrepi

Ju keni shumë për të fituar duke treguar interes mbi diskutimet që bëhen në vendin e punës. Nëse ju thërrasin në takime, shkoni. Mundësi të reja mund të vijnë përmes këtyre bisedave dhe nuk do të dëshironi t’i humbni. Një koleg me përvojë do t’ju inkurajojë të nisni vullnetarisht një detyrë të re.

Shigjetari

Ju dhe një partner i ri dëshironi të njëjtën gjë. Nuk do të hezitoni për të pranuar kur t`ju thotë se do ta çojë në një tjetër nivel marrëdhënien tuaj. Ju mendoni se kjo është një marrëdhënie që duhej të zgjasë gjithmonë. Ju keni gjetur personin që keni pritur gjatë gjithë jetës tuaj.

Bricjapi

Dikush që ka pasur shumë ndikim mbi ju në të kaluarën do të presë që ju të bini dakord me mendimet e tij dhe të ndiqni shembullin e tij. Ju jeni gati të qëndroni mbi dy këmbët tuaja. Jeta është e juaja dhe zgjedhjet gjithashtu. Tani e tutje keni ndërmend të merrni vendimet tuaja.

Ujori

Jeni gati të hiqni dorë nga kujdesin në një marrëdhënie të ngushtë. Është koha të zbuloni ndjenjat tuaja të vërteta. Angazhimet e reja që merrni përsipër tani nuk do të sjellin ndonjë ndryshim të madh. Nuk do të jetë problem të përshtateni me disa detyra të tjera. Njerëzit vlerësojnë qëndrimin tuaj.

Peshqit

Një projekt për rinovimin e shtëpisë mbetet i papërfunduar dhe po merr shumë më shumë se sa pritej të përfundonte. Ju jeni lodhur nga përmbysja, por mos u mërzisni shumë për vonesat. Nuk do të duhet shumë për ta kryer këtë punë. Qëndroni të përqendruar dhe mendoni të merrni ndihmë shtesë nëse është e nevojshme.

 


Like it? Share with your friends!