Trajtoni Konstipacionin Në Shtëpi Me Perimen Që Ju Vjen Në Ndihmë


Konstipacioni është një nga problemet më të përhapura shëndetësore.

Miliona njerëz në botë vuajnë prej këtij problemi por shumë më pak prej tyre e ndiejnë të nevojshme të pranojnë se vuajnë nga konstipacioni.

Nëse konstipacioni nuk është kronik, mund të mbahet nën kontroll dhe të trajtohet shumë mirë në kushtet e shtëpisë me disa trajtime krejt natyrale.

Ngrënia e ushqimeve të skuqura, të përpunuara ose të shpejta besohet të rrisë ndjeshëm rrezikun e konstipacionit.

Për fat të mirë ka plot me fruta dhe perime të freskëta e të shijshme të cilat ndihmojnë në lëvizjen e zorrëve dhe lehtësojnë tretjen.

Një prej perimeve më të mira për tretjen dhe kundër konstipacionit është kastraveci.

Kastraveci, Miku Më I Mirë I Sistemit Tretës
Kastraveci mund t’ju vijë në ndihmë kundër një sërë problemesh shëndetësore.

Ai është një minierë e artë vitaminash, elektrolitesh, mineralesh dhe antioksidantësh të cilat e ushqejnë dhe mbrojnë sistemin tretës.

Për më tepër, konsumi i kastravecit mban nën kontroll kolesterolin dhe shmang akumulimin e lëngjeve.

Ai nxit urinimin dhe lehtëson nxjerrjen e kripës së tepërt të akumuluar në trup.

Kësisoj, shmang formimin e gurëve në tëmth dhe mban veshkat të shëndetshme.

Aftësia për ruajtjen e ekuilibrave të lëngjeve në trup e bën kastravecin veçanërisht të rëndësishëm për zemrën, veshkat dhe sistemin tretës.

Duke qenë se kastraveci përmban shumë ujë, ai hollon jashtëqitjen dhe lehtëson lëvizjet e zorrëve.

Ekspertët këshillojnë ngrënien e ushqimeve të lehta e të freskëta dhe kastraveci është ndër të parët që futet në listë.

Ndryshe nga ushqimet me yndyrë, kastraveci jo vetëm që të ngop por edhe nuk të bllokon dhe e bën konstipacionin të pamundur.

Kastravecin ju mund ta hani të freskët duke e spërkatur me pak kripë ose ta përzieni në mikser me mollë dhe selino.

Kastravecin gjithashtu mund ta shoqëroni me mollë sepse edhe kjo e fundit është e pasur me fibër, e cila rregullon lëvizjen e zorrëve./AgroWeb.org


Like it? Share with your friends!