Fushata kushtoi 355 mijë USD/ Ja si shpenzuan paratë në “Facebook” partitë dhe kandidatët


Fushata zgjedhore u shoqëruar edhe me shumë para të hedhura nga kandidatët për të shpalosur programet dhe vizionet e tyre.

Duke qenë se për herë të parë në Shqipëri u aplikua sistemi i votës për kandidatët, secili prej tyre ishte në garë për të thyer herësin dhe rrjetet sociale janë një mundësi e mirë për të arritur shumë njerëz në pak kohë.

Facebook ka përditësuar të dhënat mbi shpenzimet që kandidatët bënë për reklama politike deri në datën 26 prill dhe janë rreth 6,262 të tilla që kapin një vlerë prej 355,512 dollarë.

Ajo që bie në sy në ndryshim nga një javë më parë është se Partia Socialiste ka rritur ndjeshëm shpenzimet duke kapur vlerën e 67 mijë dollarëve, ndërsa faqet që sponsorizonin punët e qeverisë kapnin një total prej 56 551 dollarësh.

Edhe kryetari i forcës më të madhe opozitare Lulzim Basha ka bërë të njëjtën gjë duke kapur një total shpenzimesh prej 30 mijë dollarësh, ndërsa faqja e Partisë Demokratike ishte në shifra më të ulëta në 5 750 dollarë.

Nga kandidatët , Agron Shehaj i PD ka investuar 22 mijë dollarë në Facebook. Në listën e kësaj force edhe Gazment Bardhi ka rritur ndjeshëm shpenzimet, së bashku me Lefter Gështenjën dhe Genti Strazimiri. Nga PS , listës me shpenzimet më të mëdha i është bashkuar Halit Valteri dhe Alfred Muharremi kandidatë në Tiranë dhe Alban Xhelili, kandidat në Durrës.
Sponsorizimet janë rritur ndjeshëm edhe nga kreu i PSD, Tom Doshi dhe kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, së bashku me dy kandidatët e nismës Thurje, Endri Shabani dhe Rudina Hajdari. LSI ka pasur një rritje të lehtë ku në sy bie Vojo Bregu.

Në nivel qarku, Tirana, Elbasani, Shkodra dhe Fieri ishin ato me shpenzimet më të mëdha, ku padyshim edhe gara mes kandidatëve ka qenë më e fortë.

Vlera totale e reklamave 355 512 USD

Kandidatë PD

Lulzim Basha 30,995 USD
Agron Shehaj 22,919 USD
Belind Këlliçi 4,184 USD
Lediana Fratari 4,173 USD
Fatmir Mediu 3,426 USD
Eduart Sharka 2,876 USD
Gazment Bardhi 2,807 USD
Lefter Gështenja 2,174 USD
Bardh Spahia 2,022 USD
Genti Strazimiri 1,971 USD
Jorida Tabaku 1,792 USD

Kandidatë PS

Dallëndyshe Bici 5,517 USD
Alqi Bllako 4,682 USD
Arben Pëllumbi 4,588 USD
Eduard Shalsi 4,449 USD
Benet Beci 3,437 USD
Ilir Metaj 3,060 USD
Plarent Ndreca 1,958 USD
Halit Valteri 1,811 USD
Alfred Muharremi 1,728 USD
Alban Xhelili 1,590 USD

Parti të tjera

LSI
Vojo Bregu 5,388 USD
Monika Kryemadhi 3,098 USD
Floida Kërpaçi 1,286 USD
PSD
Tom Doshi 4,705 USD
BD
Astrit Patozi 6,079 USD
Nisma Thurje
Endrit Shabani 2,864 USD
Rudina Hajdari 2,688 USD

Shpenzimet sipas qarqeve

Qarku Tiranë 141 511 USD
Qarku Elbasan 29 405 USD
Qarku Shkodër 24 972 USD
Qarku Fier 24 919 USD
Qarku Durrës 24 210 USD
Qarku Vlorë 18 093 USD
Qarku Korçë 15 796 USD
Qarku Berat 9 244 USD
Qarku Dibër 8 259 USD
Qarku Lezhë 7 448 USD
Qarku Gjirokastër 4 665 USD
Qarku Kukës 4 623 USD

Top Channel


Like it? Share with your friends!