Kanditati më i votuar në qytetin e Durrësit mbetet Igli Cara, nga radhët e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, me 6952 vota, por sërish jo mjaftueshëm për të thyer mandatin e deputetit, duke qenë se renditej i 7-ti në listë.
Npërmjet një postimi të tij në Fcebook Igli Cara ka falenderuar bashkëqytetarët që e kanë besuar dhe sipas tij, kanë treguar se mbi çdo presion, shitblerje vote, kishin dëshirën për ndryshim, si dhe strukturat e PD-së për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme.
POSTIMI I PLOTË
Të dashur miq,
Ndihem sot mirënjohës për mbështetjen dhe vlerësimin tuaj, që nuk më ka munguar asnjëherë përgjatë karrierës sime politike.
Një falenderim zemre, për çdo bashkëqytetar që më besoi, duke më treguar, se mbi çdo presion, shitblerje vote, qëndron dëshira për ndryshim.
Falenderim dhe mirënjohje për strukturat e Partisë Demokratike, për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme.
Një rrugëtim me pengesa në çdo hap, që nuk ka përfunduar, pasi e ardhmja e fëmijëve tanë nuk ka çmim.
Triumfi mbi të keqen mbetet një mision, për mua, si politikan, por edhe qytetar i këtij vendi, që meriton më të mirën.
Unë kam qenë, jam dhe do të mbetem zëri i secilit prej jush, që beson se Shqipëria bëhet