Arrihet marrëveshja/ Një legjendë rikthehet te Barcelona, merr postin e trajnerit


Viktor Valdes rikthehet te Barcelona, pas një oferte të marrë nga presidenti i klubit, Joan Laporta.

Ish- portieri katalanas është zyrtarizuar si trajner i portierëve te skuadra e të rinjve të Barcelonës. Pas një bisede që ka pasur me Laportan, Valdes është bindur dhe ka pranuar propozimin e bërë për trajner i portierëve te skuadra e të rinjve.

Valdes do të fillojë nga puna pas përfundimit të sezonit aktual, për shkak se tashëm janë të angazhuar të tjerë dhe për sezonin tjetër do ketë ndryshime të shumta, ku gjithçka fillohet nga ish-portieri Valdes.

PANORAMASPORT.AL


Like it? Share with your friends!