Halla/tezja më e mirë kanë këto shenja horoskopi; Gjithmonë në dispozicion të nipit ose mbesës


Akrepi

Halla ose tezja Akrep krijon një mirëkuptim perfekt me nipërit e mbesat e saj! Ndjeshmëria, butësia dhe dashuria për aventurat janë ekuilibruar në mënyrë perfekte, duke e bërë atë tezen e preferuar të të gjithëve. Gjithmonë në hap me kohën, ajo është në gjendje të këshillojë. Nipërit dhe mbesat vlerësojnë sinqeritetin e saj dhe mënyrën për t’i inkurajuar dhe mbështetur ata!

Virgjëresha
Tezja Virgjëreshë nuk do vetëm nipërit e mbesat e saj, por gjithçka që ata duan dhe njerëzit me të cilët shoqërohen. Ajo që është më e rëndësishme për të është t`i inkurajojë ata që të jenë vetvetja, të mos ndikohen nga sjelljet e të tjerëve. Gjithmonë në dispozicion.

Peshqit

Ajo është një teze e dobishme, gjithmonë e interesuar për të gjitha aktivitetet që bëjnë nipërit për punët e tyre të zemrës. Përpiqet të përmbushë çdo dëshirë të nipërve dhe shpesh organizon udhëtime surprizë. Dëshiron që ata të kultivojnë inteligjencën emocionale dhe gjithmonë të kenë respekt për të tjerët.

Demi

Halla apo tezja e shenjës së Demit është e mrekullueshme. Ajo përpiqet të mos humbasë asnjë fazë të rëndësishme të nipërve apo mbesave të saj. Përgjegjëse, por e butë, ajo pëlqen t’u bëjë atyre dhurata të vogla pa përkëdhelur më shumë seç duhet. Ajo është tezja e gatshme për të jetuar çdo aventurë, në të njëjtën kohë duke mësuar ndjenjën e përgjegjësisë.

Burimi: TiranaPost


Like it? Share with your friends!