Zhoze Murinjo i ka dhënë fund papunësisë, pak kohë pasi u shkarkua nga drejtimi i skuadrës së Totenhemit, ku nuk arriti rezultatet qe priteshin.
Portugezi ka vendosur të qëndrojë për pak kohë larg trajningut, teksa së fundmi është zyrtarizuar në punën e re. “The Special One” do të jetë pjesë e medias prestigjioze britanike “The Sun Sport”. Këta të fundit kanë njoftuar se Murinjo është bërë pjesë e kësaj media, teksa aty do të bëjë shkrime për Europianin, i cili do të zhvillohet në verë. Gjithashtu ai do të jetë edhe pjesë e “TalkSport”, por këtu në rolin e komentatorit, për ndeshjet e Europianit.
Kohët e fundit emri i Murinjos është lidhur me disa skuadra, por të paktën deri në fund të Europianit portugezi nuk do jetë pjesë e asnjë skuadre, teksa kjo mund të ndodhë për sezonin tjetër.
PANORAMASPORT.AL