1 Maji dita e punëtorëve në Durrës, kalohet në heshtje


1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liri dhe kushte të punës e të jetesës. 1 Maji është një festë e themeluar në kujtim të “martirizimit” dhe për të përkujtuar dhe festuar Ditën e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve.

1 Majit, njihet dhe në vendin tonë si ditën e bashkimit, luftës dhe solidaritetit të të gjithë punëtorëve. Sot, pothuajse pas 122 vjetësh, 1 Maji festohet në mbarë botën si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve.

Por, si ka kaluar kjo ditë sot në qytetin e Durrësit? Pajmet e siguara nga AdriaNet tregojnë se kjo ditë ka kaluar krejtësisht në heshtje dhe si një ditë e zakonshme, ndërkohë që kanë munguar totalisht lëvizjet e sindikatave të punëtorëve për më shumë të drejta.


Like it? Share with your friends!