Puna, dashuria dhe karriera, astrologia: Surprizat që kanë rezervuar yjet për muajin Maj


Dashi

Ka një tendencë për të qenë një hap para ose prapa duke analizuar çfarë ka bërë ose do të bëjë dhe kjo sjell pak paqartësi në pjesën e parë. Do t’ju duhet të shfrytëzojnë muajin për lëvizjen e ekonomisë. Është një periudhë shumë e mirë dhe duhet të rregullojnë axhendën, nuk duhet të presin nga qielli. Fundi i muajit i gjen në ujdira dhe brenda familjes sidomos me fëmijët që kanë patur problematika gjatë Prillit.

Demi
Ndër protagonistët e muajit, janë ata që do të kenë shkëlqimin maksimal dhe do të ndihen si ndërmjetësit, që do të kenë madhështinë e fjalës. Do të kenë momente për ta që do të ndihen të rëndësishëm në hapësirat profesionale. Urani do të ndikojë tek ndryshimet e imponuara tek të lindurit nga data 2-5 të Majit. Kështu që të lindurit në këto data duhet ta shfrytëzojnë maksimalisht për t’i dhënë sforco ndryshimeve bazë të tyre. Planeti i fatit do të ndikojë tek të lindurit në ditët e para të shenjës së Demave.

Binjakët

Mërkuri, në fund të muajit do të fillojë lëvizjen në të kundërtën në datën 30. Është planeti që do të jetë protagonist për Binjakët dhe të tjerët por më shumë për në fund të muajit Në pjesën e parë i kanë të gjitha mundësitë, sidomos rreth datave 12-17 të bëjnë ujdira dhe të marrin iniciativa, të bëhen bashkë për zgjidhje lidhur me zhvillimet në karrierë dhe profesion. Nëse nuk e bëjnë kam bindjen që mbas eklipsit do të ketë përplasje me eprorët

Gaforrja

Në vetvete do të kenë një tensionim të brendshëm dhe energjinë e mirë të fëmijës, që duket sikur duhet të marrië gjithçka në kohën kur do. Por nga ana tjetër i jep arsye për të mos gjetur rehatllëk. Do të ishte mirë në fazën e parë deri në 7, do t’ju duhet të mendojnë mirë dhe mos ta lënë muajin ne veprime instiktive. Rreth datës 20-23 në kohën e eklipsit, mund të kenë lajme dhe arritje të mira. Të lindurit në ditët e para, kanë marsin me vete dhe është e pamundur të mos e kenë prioritet karrierën. Të kenë kujdes në reagimet emocionale momentale.

Luani

Bashkëpunëtorët është tema qendrore dhe e dyta dyzimi ndërmjet karrierës dhe profesionit. Kanë arsye për grindje por që zbehen shumë në 10 ditëshin e fundit. Me kalimin e Venusit tek Binjakët, i bën të jenë të zhurmshëm por do të ndihen të mençur mjaftueshëm për të shpalosur talentin e komunikimit. Kjo do të krijojë ide të reja. Do t’ju rekomandoja një pikë të mesme, jo të shkojnë deri hapësira e tjetrit.

Virgjëresha

Arsye për t’u grindur nuk kanë por arsye për të mos u ndjerë rehat ndoshta gjejnë brenda vetes dhe me këtë humor do të jetë pjesa e parë e muajit. Me kalimin e Mërkurit në familjen e vet, do ta kenë më të thjeshtë dhe elokuencën e tyre dhe gjetjen e argumentit për të justifikuar apo rregulluar situatat rreth tyre. Karriera ngelet prioritet ndërsa periudha më e mirë nis në datën 14 me kalimin e planetit të fatit tek peshqit. Ky kalim bën të mundur që për të lindurit në ditët e para do të kenë propozime nga hiçi por do të rezultojnë të mrekullueshme që mund t’i rezistojnë kohës

Peshorja

Do të punojnë fort për zhvillimet e tyre të karrierës, është momenti dhe koha nga data 3, 5 deri në 23. Duhet të marrin numrat e duhur për të bërë zhvillimin e duhur në pjesën e karrierës. Nuk lidhet kaq me lekun por është hapi i parë drejt përmirësimit të asaj çfarë kanë të nevojshme që është karriera. Në fakt është muaji i mirë po u shfrytëzua siç duhet është më i miri për 2021-in.

Akrepi

Me jetën personale janë marrë në pjesën e fundit të muajit duke patur dhe ndoshta dhe disa tensionime sidomos rreth datës 22-23. Kjo bën që në pjesën e parë deri nga data 6 të kenë mundësi të mira për t’i rregulluar dhe rikuperuar. Pak, shumë pak kujdes me fizikun, për çështje që i kanë të mbartura në 10 ditëshin e fundit. Duhet të shfrytëzojnë datën 23 të muajit se çfarë lëvizjesh duhet të bëjnë me ekonominë sepse gjërat janë më të thjeshtësuara.

Shigjetari

Janë protagonistë të eklipsit në datën 26. Një pjesë e tyre do të shfrytëzojnë detin dhe malet, siç i duan ata. Ka ardhur koha të gjejnë veten përsa i përket mënyrës se si do të ndihen me humorin. Për çështjet e punës do ta gjejnë veten si ndërmjetës, dhe ky rol do të marrë formë gjatë majit. Planetit i fatit bën të mundur që koka e tyre të “ziejë” nga idetë dhe kreativiteti.

Bricjapi

Në pjesën e parë, duke qenë se kanë dhe Plutonin me vete mund të sjellë pak tensionim apo paqartësi në ambientet e tyre profesionale. Dhe shkalla e vështirësive është ndryshe dhe pavarësisht se i çorienton duket se nuk do t’i prekë fare por mund të kenë zhvillime pozitive. Planetit i fatit është favorizues për të përshpejtuar faktorin e kohës. Thjesht të jenë vëzhgues të mirë në hapësirat profesionale.

Ujori

Duket sikur ritmi mund të ulet në 10 ditëshin e parë, por do të duhet të shfrytëzojnë zhvillimet që nuk i kanë shfrytëzuar sidomos ditët e para, duke qenë se planetit i fatit arrin maksimumin. Të lindurit e ditëve të para duhet ta shfrytëzojnë këtë për marrjen e përgjegjësive në punë. Për raportet me fëmijët duhet t’i zgjidhin në pjesën e parë. Pas datës 14 bie ritmi, dhe më pasivët do të ngecin pak por është provizore.

Peshqit

Neptunin e kanë me vete, do të hyjnë në planetin e fatit me 14. Eklipsi iu shkon me natyrën e tyre kështu që idetë do t’i vënë në shërbim të gjësë më të shtrenjtë të tyre për gjërat që duan. Vëmendja nuk do të shkëputet gjatë muajit por duhet të jenë të gatshëm për t’i dhënë zgjidhje. Minimalja që sjell planeti i fatit nxit gjërat pozitive tek ata. Kanë humorin dhe pozitivitetin apo ndjesinë e ngjyrave të bukura në ëndrra. /abcnews.al


Like it? Share with your friends!