Tekniku Tomas Brdariç mësohet se ende nuk i ka dhënë dorën e fundit formacionit që pritet të hedhë nga minuta e parë në përballjen ndaj Teutës.
Por, nga sa mësohet, për këtë përballje pritet që të mos ketë lëvizje nga formacioni bazë nga përballja e fundit ndaj Tiranës. Në portë do të jetë Zogoviç, në mbrojtje katërshja Gurishta, Shehi, Adili e Isaevski. Në mesin e fushës do të jenë Krymi, Jonuzi e Marku. Në sulm përkrah Dilaverit priten të jenë sërish Da Silva e Ardit Hoxhaj. Skuadra përsëri do të lërë jashtë formacionit disa nga titullarët e dy fazave të para të kampionatit.
Tekniku Edi Martini ka ende dilema për sa i përket formacionit kundër Vllaznisë. Mungesa e mesfushorit Asion Daja ka bërë që tekniku të shikojë mundësi të tjera për zëvendësimin e tij. Lëvizjet pritet të jenë në mesfushë. Në vend të Dajës mund të luajë Karabeci, i cili ka provuar të jetë në këtë pozicion edhe herë të tjera, por është në balotazh me Avdylin.
Arapi dhe Hoxha pritet të formojnë dyshen e qendrës së mbrojtjes, ndërsa Todorovski rikonfirmohet në krahun e djathë, kurse Xhekson dhe Kuros, do të jenë në dilemë deri në pragndeshje për një vend titulluari. Aleksi, Lorenco Vila, Bregu dhe Krasniqi duket se nuk do të lëvizin nga formacioni.
PANORAMASPORT.AL