Horoskopi për datën 2 nëntor nga Russell Grant


Dashi

Mos hyni në asnjëlloj partneriteti as romancë as biznesi. Do jeni të pavendosur. Do takoni më vonë një njeri të këndshën. Mbase në një aktivitet sportiv. Nëse ndjeheni të vetmuar, provoni të bëheni shoku më i mirë i vetes. Bëni një shëtitje të këndshme. Vizitoni dyqanin tuaj të preferuar. Shkoni në një piknik.

Demi

ADVERTISEMENT

Kontrolloni temperamentin tuaj në punë. Nëse keni probleme me një koleg dembel, bisedoni me punëdhënësin për këtë. Duhet të gjeni një punë më stimuluese. E vetmja mënyrë se si një i ri mund të mësojë është përmes përvojës.

Binjakët

Humbja në një konkurs do t`ju mërzisë. Rezistojini tundimit për t`iu përgjigjur njerëzve që morën vendimin për ju. Vendimi i tyre mund të duket i padrejtë, por ju duhet ta pranoni. Ndjeshmëria më e madhe se ç`duhet po ju sjell probleme. Mos u shqetësoni se çfarë mendojnë të tjerët. Askush tjetër nuk është përgjegjës për t’ju bërë të lumtur. Kjo punë ju takon vetëm juve.

Gaforrja

Konfliktet me të afërmit po ju lodhin. Janë të panevojshme. Përpjekja për t’i bërë njerëzit të besojnë në këndvështrimin tuaj është diçka e kot. Nëse idetë e tyre ju duken fyese dhe të pavlefshme, qëndroni larg. Mos diskutoni për politikën, fenë apo kulturën. Mos ia mohoni vetes rehatinë dhe luksin. Punoni shumë dhe i meritoni. Blini një veshje në modë, një stoli ose një parfum.

Luani

Jeni mërzitur nga një fqinj apo i afërm? Mos u fiksoni në pikat e tyre të dobëta. Bëni një listë të aspekteve pozitive. Vetëm kështu do ta përmirësoni marrëdhënien tuaj. Askush nuk është perfekt. Një dhembshuri e vogël do të lehtësojë tensionin mes jush. Bëni kujdes me shpenzimet se mund të gjendeni në një situatë të vështirë. Nuk duhet ta privoni veten nga luksi, por duhet të bëni blerje më të kujdesshme. Mos blini gjëra që nuk ju duhen.

Virgjëresha

Po i shpenzoni të gjitha paratë. Nëse i ndani faturat me një partner romantik ose biznes, duhet të jeni të kujdesshëm. Vendosni një kufi për blerjet personale. Mos pretendoni sikur dini më shumë rreth një teme. Kërkojini një eksperti të plotësojë boshllëqet në njohuritë tuaja.

Peshorja

Besimi juaj ekstrem i bën të afërmit xhelozë. Ata mendojnë se ju jeni shumë ambiciozë. Mundohuni të mos e merrni personale këtë gjë dhe vazhdoni të realizoni ëndrrat dhe qëllimet tuaja. Ndonjëherë do t?ju duhet të ndërmerrni dhe ca rreziqe. Tregojani punën tuaj krijuese ekspertëve. Shkoni në një audicion ose bëni një propozim të guximshëm.

Akrepi

Pas një periudhe konflikti do kuptoni sa shumë zemërim keni mbajtur brenda vetes. Gjeni një rrugë të shëndetshme për t`i larguan këto zhhënjime. Ushtrimet mund të çlirojnë tensionin tuaj. Pas një stërvitje të shpejtë do ndiheni më mirë. Mos u sillni keq me veten. Inkurajimi do t`ju bëjë të ndiheni më mirë. Bëni një pushim përpara se të ktheheni në punë.

Shigjetari

Shkëputja nga grupi do t`ju bëjë më shumë dëm sesa mirë. Edhe pse mendoni se rregullat janë të kota, ato janë bërë për një arsye të mirë. Kontrolloni impulset tuaja rebele. Do arrini larg nëse ndiqni rregullat e ekipit. Dikush do t’ju kërkojë të bëni një investim. Falenderojeni këtë njeri dhe mbajini më mirë paratë në bankë.

Bricjapi

Dikush që nuk respekton autoritetin tuaj do të krijojë telashe. Jini të gatshëm të ballafaqoheni publikisht me të. Duke e bërë shembull këtë njeri, do mbani nën kontroll gjithë të tjerët që të mos rebelohen.. Nëse jeni në humor të keq, mos u lodhni edhe më shumë në punë. Merrni ca ditë pushimi për të shijuar hobin tuaj të preferuar. Mos u shqetësoni. Bota vazhdon të funksionojë edhe kur ju pushoni.

Ujori

Është shqetësuese kur njerëzit nuk e dëgjojnë arsyetimin tuaj. Shumë individë preferojnë t’u përmbahen besimeve që kanë pasur që nga fëmijëria. Përpjekja për të ndryshuar mendimet e tyre do të jetë humbje kohe dhe burimesh të vlefshme. Kaloni kohë me miqtë që udhëhiqen nga logjika. Rezistojini tundimit për të fajësuar familjen tuaj për një problem të vazhdueshëm. Duke marrë përgjegjësinë për jetën tuaj, do të jetë më e lehtë të kaloni gjithçka. Jepini vetes lejen për të bërë jetën që keni dashur gjithmonë.

Peshqit

Konfliktet mbi burimet e përbashkëta po ju shkaktojnë stres. Ndaloni së diskutuari këtë çështje me një ish-partner. Lërjani në dorë një avokati këto diskutime. Zhvilloni një strategji për të përballuar ankthin. Duke qëndruar i qetë përballë dramës, do të merrni paratë që meritoni. A jeni nervozë përpara të huajve? Më mirë heshtni kur nuk keni asgjë për të thënë. Dikush do t`ju ofrojë një mundësi të mirë pune, konsiderojeni.


Like it? Share with your friends!