Parashikimet mujore Taro, për të gjitha shenjat e zodiakut, Maj 2023


Ë
Letra Taro që përfaqëson muajin Maj, është Rrota e fatit. Kjo do të thotë se muaji i fundit i Pranverës të 2023, do të ketë ndryshime, zhvillime, por edhe mundësi. Qëndrueshmëria është e pasigurtë, rrjedha e ngjarjeve do të jetë e shpejtë dhe do të ekzistojnë shumë surpriza që në atë moment nuk i presim. Ajo që askush prej nesh s’duhet të harrojë është se fati është në duart tona- sado e zakontë që të dëgjohet- rrotën dmth, vetëm ne mundemi ta lëvizim, për të ardhur në jetën tonë, ditë më të favorizuara dhe më të mira.

DASHI: Letra Taro e muajit: DREJTESIA

Të përgjithshme

Brenda një periudhe ndryshimesh të mëdha, por edhe të një sigurie të përgjithshme dhe pasigurie, të cilën e kalove gjatë muajve të kaluar, erdhi momenti të gjeni përsëri balancat tuaja. Maji është muaji i vendimeve, të mendimeve llogjike dhe të zgjidhjeve praktike, që do t’ju ndihmojnë të vendosni një rregull në jetën tuaj. Eshtë e sigurt se Pranvera do të hedhë perden e saj, me ju duke ndjerë tashmë më shumë siguri për veten, dhe me lehtësi, se do të vijnë ditë më të mira në jetën tuaj personale. Letra që ju përfaqëson është Drejtësia, dhe kjo do të thotë se erdhi momenti të shpërbleheni përsa jeni munduar, ose akoma dhe të “ndërhskoheni”, për c’do gabim ose padrejtësi që mund të keni bërë. Deri në fund të Majit, do të keni arritur të keni vendosur përsëri një rregull në jetën tuaj dhe tashmë gjithcka do të rrjedhë më qetë dhe qëndrueshëm në përditshmërinë tuaj. Mundësi të rëndësishme mund të “shfrytëzoni” të Premteve të muajit. Ditë të favorshme për muajin Maj është 2,6 dhe 11 e muajit.

Dashuria

Në Maj, do të bëni c’farë do gjë që kalon nga dora juaj, për të përmirësuar klimën që mbizotëron në jetën tuaj sentimentale. Do të merrni vendime dhe do të funksiononi fuqishëm, për të gjetur balancën, paqjen dhe qetësinë që dëshironi. Nëse jeni tashmë në një lidhje, atëher këtë Maj, do të njihni gabimet që keni bërë në të kaluarën dhe do dëshironi t’i përmirësoni. Do të kuptoni akoma më shumë partnerin tuaj dhe do të shihni se keni dhe ju nga ana juaj përgjegjësitë tuaja, për problemet e vogla që keni kaluar kohët e fundit. Eshtë e sigurt se do të arrini të fitoni terrenin e humbur! Nëse përshkoni një periudhë lirie, atëher këtë muaj do të merrni një kënaqësi morale nga zhvillimi i një cështje shpirtërore, që kishte mbetur pezull prej kohësh.

Puna dhe Ekonomia

Në Maj do nevojitet vendosni në një rregull fushën tuaj profesionale dhe atë ekonomike. Faza kalimtare në të cilën u gjëndët, tashmë ka kaluar dhe tani duhet të luftoni për qëndrueshmëri por edhe sigurinë. Këtë muaj do të merrni vendime që lidhen me të ardhmen e karrierës dhe financave tuaja. Sado e vështirë ose dhe e pabesueshme që mund t’ju duket, në të vërtet do të arrini të gjeni balancën që aspironit prej kohësh. Zhvillimet që ekzistojnë rreth jush mund të jeni të paqarta, por me fuqizimin dhe vendosshmërinë tuaj, do të gjeni zgjidhjet që do t’ju ndihmojnë më vonë…

DEMI: Letra Taro e muajit: I VARURI

Të përgjithshme

Maji është një muaj kalimtar për shenjën tuaj, gjatë të cilit do të nevojitet të ripërshtateni me të dhënat e reja, të cilat nuk do t’ju jenë dhe shumë të këndshme. Veprime/vendime të gabuara që keni bërë në të kaluarën, do të nevojitet tashmë të përballeni me to dhe të paguani cmimin e veprave tuaja. ndoshta disa caste do të bëheni pishman për zgjedhjet e të kaluarës dhe do dëshironi të ndryshoni situataën, për të fituar terrenin e humbur. Prioritetet që kishit vendosur për jetën tuaj, këtë muaj do të ndryshojnëm sepse do të nevojitet të përballeni me disa situata urgjente, të cilat nuk i kishit deri tani në program. Atë që nuk duhet të mos harroni është se dështimi është disa momente në program, por kjo s’duhet t’ju mërzisë, por t’ju bëjë të këmbëngulni për të vazhduar të përpiqeni për më të mirën. Ditë ideale për përparimin e planeve tuaja, këtë muaj është e Enjtja dhe ditët kritike për shenjën tuaj është data 3, 7 dhe 12 e Majit.

Dashuria

Kët muaj do të ndjeni lodhje, mërzi dhe zhgënjim nga zhvillimi i cështjeve tuaja sentimentale, ndërkohë që nuk nevojitet të visheni me të zeza. Sepse në thelb do të kryesojë tendenca e ekzagjerimit, por edhe e pesimizmit. Të mbani mend se shumë herë mund të nxitoheni të gjykoni një situatë dhe të dilni në përfundime negative, të cilat qëndrojnë larg të vërtet. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, këtë muaj do të hasni një qëndrueshmëri me partnerin tuaj dhe shumë herë do të krijohet një klimë negative midis jush, sepse do të ngecni të dy vetëm tek komentet negative të lidhjes tuaj. Problemet e vogla, por edhe debatet që do të hasni midis jush dhe partnerit, do t’ju bëjnë të humbisni kurajon dhe qetësinë tuaj. Ndërkohë, sado e largët që të duket situata midis jush, ka mundësi të gjeni zgjidhje për të përmirësuar lidhjen tuaj. Nëse jeni beqarë, përpiquni të nxirrni nga mendja juaj mendimet negative, lini pas të kaluarën dhe përpiquni të socializoheni më shumë. Letra e të Varurit, tregon se në Majm, do të përjetoni akoma një zhgënjim, Ii cili ju bën të braktisni shpresat për fillimin e një njohje dhe lidhje të re.

Puna dhe Ekonomia

Detyrimet tuaja, aq sa ato ekonomike edhe ato profesionale, në Maj do të jenë të shumta dhe përpjekja që do të bëni për të kapërcyer disa pengesa, do të jetë e madhe. Do të lodheni dhe do të stresoheni, për të sistemuar gjërat tuaja të lëna pezull, dhe do ia dilni. Përgjegjësitë që do të merrni përsipër në fushën tuaj profesionale, do të jenë të mëdha dhe qoftë dhe nëse për momentin nuk do të kënaqin, në rrugëtim do të provohet se është për të mirën tuaj. Në financat tuaja përpiquni të mos hapeni, hapje të cilat do të jetë e vështirë t’i mbuloni më pas.

BINJAKET: Letra Taro e muajit: VDEKJA

Të përgjithshme

Ndryshimet, sfidat dhe fillimet e reja, gjithnjë i keni pëlqyer, kështu që muaji Maj, pavarësisht se është periodic për shenjën tuaj, do t’ju falë caste të pabesueshme. Letra e Vdekjes, nuk interpreton dicka të keqë, thjesht tregon se do të mbyllen një kapitull në jetën tënde, për të hapur një të ri, i cili do të jetë hyrja për një jetë më të mirë. Muajin e fundit të pranverës të 2023, do të bëni sqarime në lidhje dhe bashkëpunim, do tëjepni fund situatave që ju mundojnë dhe të ktheni një faqe të re në jetën tuaj, e cila më pas do të mbushet me enthusiazëm. Ditë e rëndësishme për arritjen e synimeve tuaja, gjatë gjithë muajit është e Marta dhe datat e rëndësishme janë: 4, 9 dhe 13 Maj.

Dashuria

Ndryshime dhe sqarime do të hasni në fushën tuaj sentimentale, për ju që jeni tashmë në një lidhje. Në Maj, do të ekzistojnë ndryshime dhe zhvillime, që përfundimisht do të jetë vetëm për të mirën tuaj. Kapitulli zyrtarizim ose ndarje, do t’’u shqetësojë shumë gjatë gjithë muajit, por do të arrini të gjeni zgjiodhje dhe të bëni zgjedhjen ideale. Nëse jeni në një lidhje problematike që nuk ju mbulon, atëher do të merrni vendimin guxues të ndarjes. Akoma dhe nëse nuk ekziston dicka e përhershme në jetën tuaj sentimentale, këtë muaj do të arrini të lini pas të kaluarën dhe të ktheni një faqe plotësisht të re në jetën tuaj. Pranvera e 2023, do të mbyllet me ju duke ditur akoma më mirë herën tjetër se ku të shkelni dhe ku ndodheni.

Puna dhe Ekonomia

Fusha juaj profesionale këtë muaj do të përballet me shumë ulje ngritje dhe ndryshime, qoftë dhe nëse ju vështirësojnë, do t’ju ndihmojnë të bëni një ndërhyrje personale dhe të zhvilloheni. Bashkëpunimet do të përfundojnë, por menjëherë do të fillojnë të reja, të cilat do të jenë më kompromentuese. Në fushën ekonomike, do të arrini të mbyllni shumë “vrima”, udhëkryqi merr fund dhe pavarësisht se deri tani, e vetmja që shihni ishte rrugëdalja, tani do të shfaqet një mundësi e re, e cila do t’ju japë shpresa.

GAFORRJA: Letra Taro e muajit: PERMBAJTJA

Të përgjithshme

Maji është muaji i balancës, përshtatjes, por edhe të mirëkuptimit për shenjën tuaj të dashur Gaforre. Dotë kuptoni se tashmë, nuk keni asnjë arsyje për zënka, tensione dhe probleme, do të përpiqeni të gjeni paqje dhe harmoni në përditshmërinë tuja dhe në të vërtetë do t’ja dilni shumë mirë. Do të përpiqeni të shmangni ekstremet dhe do tështyni për një moment tjetër vendimet definitive. Do t’ju karakterizojë dipllomacia dhe maturia, për të arritur të mbani një klimë të qetë në lidhjet dhe bashkëpunimet tuaja. Muajin e fundit të pranverës të 2023, do të kuptoni më shumë personat rreth jush, do të kaloni në vëndin e tyre dhe do të përpiqeni të balanconi lidhjet tuaja me ta. Guxoni të arrini dëshirat tuaja ditët e Enjte- qëështë dita juaj me fat në Maj. Caste të rëndësishme lumturie do të vijnë në datën 3, 5 dhe 14 të muajit.

Dashuria

Sa ftohtë, por as vapë, do të jenë cështjet tuaja shpirtërore këtë Maj. Jeta juaj sentimentale ka kaluar nga shumë fortuna periudhën e fundit, por tani duket se jeni lodhur nga problemet dhe debat, ndaj dhe do të përpiqeni nga ana juaj të rregulloni klimën që ekziston në një lidhje, që në thelb dëshiron akoma ta ruajë. Do të kaloni në vëndin e partnerit tuaj erotik, për të kuptuar c’farë dëshiron dhe sesi ndihet për ju dhe do të hapni dhe ju rrugë nga ana juaj, për të mundur të përmirësoni lidhjen tuaj. Për ju, që kjo periudhë ju gjeti beqarë, erdhi momenti për tu larguar pak nga vetmia. Do të hasni një njohje të re, që mund t’ju enthusiazmojë, por dhe do të mundenio të qetësoheni dhe të kaloni bukur.

Puna dhe Ekonomia

Fusha juaj profesionale por edhe ajo ekonomike, mund të mos ndodhen në fazën që do të donit, por në Maj do të arrini të gjeni balancat për të prekur qëndrueshmërinë. Letra e Përmbajtjes, ju këshillon, këtë muaj, të shmangni vendimet e guximshme por edhe rrezikun. Do duhet të funksiononi e llogjikë por edhe përmbajtje. Në financat tuaja, tregoni më shumë ftohtësi në propozimet që do t’ju bëhen, sepse mund të fshehin disa kurthe.

LUANI: Letra Taro e muajit: DJALLI

Të përgjithshme

Muaj plot pasion , tension, ndryshime, shijime, por edhe… prapaskena, është Maji për shenjën tuaj. Këtë periudhë, do të vendosni si prioritet shijimin tuaj personale dhe për ti thënë dhe gjërat ashtu si janë, do t’ju kapë dhe lakmia juaj, sepse do ti doni të gjitha tuajat dhe nuk ngopeni me aq sa do keni afër. Sjellja juaj mund të bëhet akoma këmbëngulëse, por edhe egoiste dhe pa dashjen tuaj mund të lëndoni personat që doni, sepse shumë thjesht do t’i jepni prioritet vetëm nevojave tuaja, duke anashkaluar dëshirat e të tjerëve. Ekzagjerimi është elementi që do t’ju karakterizojë gjatë të gjithë muajit dhe shumë herë do të dilni nga kufinjtë tuaj. Sekrete, gënjeshtra, gabime, por dhe aktivitete prapaskenash, do të dalin në pamje dhe do t’ju trondisin. Ditë e rëndësishme për ju është e Shtuna dhe ditët e Majit që do të keni më shumë mbarësi është data 6, 8 dhe 15 e muajit.

Dashuria

Një muaj plot pasion dhe tension do të jetë Maji për fushën tuaj sentimentale. Nëse jeni tashmë në një lidhje, atëher Letra e Djallit tregon se ditët që ndjekin do të jenë të mbushura me ekzagjerim, tensione, por edhe xhelozi. Atje ku mendonit se lidhja juaj ishte zhytur, tani do të kuptoni se ndjenjat midis teje dhe partnerit janë aq të forta sa nuk mund të duroni njëri larg tjetrit. Ndërkohë, keni nevojë për kujdes sepse mendimet fiskuese, sjellja pushtuese, por dhe kërkesat ekzagjeruese, shumë herë do të shkaktojnë telashe. Për ju që jeni beqarë këtë periudhë, këtë muaj do të shfaqet një dashuri e zjarrtë që do t’ju marrë mend. Por duhet të njihni se gjatësia e një lidhjeje të re që do të krijohet tani, do të jetë e shkurtër!

Puna dhe Ekonomia

Veprime pas shpine do të ndodhin në punën tuaj, nën mungesën tuaj, por këtë muaj do të dalin në sipërfaqe dhe do të problematizoheni, por edhe do të xhindoseni. Qëndrimi juaj konkurues, në Maj, do të jetë i theksuar dhe do të punoni shumë fortë, me këmbëngulje dhe fuqishëm për tu përforxuar. Mos u kini besim bashkëpuntorëve tuaj, sepse muaji fsheh kurthe dhe shumë lehtë mund të përjetoni tradhëtinë dhe disa situata t’ju rëndojnë ju. Në financat tuaja përpiquni të shmangni shpenzimet e tepruara dhe blerjet e panevojshme. Nuk është momenti i përshtatshëm për marrëveshje të reja.

VIRGJERESHA: Letra Taro e muajit: KULLA

Të përgjithshme

Për ju Virgjëresha të dashura, Maji është muaji i ndryshimeve, por edhe zbulimeve. Tashmë do të dalin në dritë disa cështje që deri sot i injoronit dhe do të nevojitet të jeni vigjilentë për tu përballur me to. Do të ekzistojnë disa vonesa ose dhe anullime në planet tuaja personale, por nuk duhet të dorëzoheni. Sfidat do të jenë të shumta dhe shumë caste do të ndjeni se mbizotëron kaosi. Por ajo që duhet të keni ndërmend, është se këtë muaj do të mbizotërojë rreth jush e vërteta. Kjo do të thotë se do të mësoni qartë se cili është realiteti në disa cështje që ju problematizojnë dhe kjo do t’ju ruajë nga gabime ose dhe hamendësime. Dita juaj me fat për Majin është e Marta. Diët pozitive janë 7, 9 dhe 16 e Majit.

Dashuria

Maji është një muaj i fortë, por edhe ndryshues për cështjet tuaja sentimentale. Atje ku mendonit se të gjitha kishin hyrë në një rregull, papritmas do të humbasin balancat dhe do të shfaqen tensione dhe probleme. Partneri juaj do t’ju bëjë disa zbulime ose sjellja e tij përballë jush do të ndryshojë dhe do të ndjeni sikur po humbisni tokën nga këmbët. Sugjerojmë të mos dilni në përfundime të nxituara dhe të shmangni ekzagjerimin. Nuk është muaji ideal për të marrë një vendim definitive për rrugëtimin e një lidhje. Ndërkohë, këtë muaj do të mësoni të vërtetën nga partneri juaj dhe kjo do t’ju ndihmojë t’ju përmbaheni mendimeve, dëshirave dhe aspiratave tuaja. Për ju që jeni beqarë, do të merrni një lajm të keq nga një person nga e kaluara. Jetoni lirinë tuaj dhe mos investoni sentimentalisht tek ndonjë person këtë muaj.

Puna dhe Ekonomia

Një ngjarje e papritur do të shfaqet në ambjentin e punës tuaj, do të shkaktojë trazira dhe do t’ju presionojë mjaftueshëm. Eshtë një muaj, gjatë së cilit do të bëhen disa sqarime dhe ndryshime në punëb tuaj, të cilat edhe pse do t’ju mërzisin, do t’ju detyrojnë të punoni akoma më fort dhe kjo më pas do t’ju ndihmojë në zhvillimin tuaj. Në fushën tuaj ekonomike do të merrni akoma disa presione dhe nuk dini se cilin detyrim ti jepni përparësi. Tregoni kujdes menaxhimit tuaj financiar dhe shmangni gjërat e pakuptimta.

PESHORJA: Letra Taro e muajit: YLLI

Të përgjithshme

Pas një tremujori të fortë vështirësish dhe problemesh, vjen Maji për t’ju zëvëndësuar të gjitha boshlliqet që ishin krijuar deri sot. Ylli juaj do të shkëlqejë përsëri, dhe kjo dmth se muajin e fundit të pranverës të 2020, do të gjeni përsëri qefin dhe optimizmin tuaj dhe fati është tashmë bujari me ju. Frymzimi dhe produktiviteti juaj do t’ju ndihmojnë të dalloheni, por edhe të prodhoni kushtet e përshtatshme në jetën tuaj për të ndjerë përsëri lumturinë. Këtë muaj, ndonjëëndërr që keni do të bëhet realitet! Periudha është favorizuese për ringrohjen e lidhjeve, krijimin e të rejave, planifikimin e levizjeve tuaja të ardhshme, pasi dhe mbarësi në para por edhe në ndjenja në përgjithësi! Dita juaj me fat për Majin është e Diela, ndërkohë që caste të këndshme do të përjetoni në datat 4, 8 dhe 17 e muajit.

Dashuria

Surpriza të këndshme ju presin në fushën tuaj sentimentale në Maj! Ylli është një nga letrat më të forta Taro, dhe simbolizon dashurinë ideale, plotësimin sentimental por edhe lumturinë. Nëse jeni tashmë në një lidhje, atëher më në fund, klima e lidhjes tuaj do të sqarohet dhe do të kaloni caste të këndshme në krah të partnerit tuaj. Rrëfime sentimentale do t’ju bëjnë të ndjeni siguri. Nëse jeni beqarë, atëher këtë muaj, të mbani mend, se do të dashuroheni. Një person i ri do të hyjë në jetën tuaj dhe kjo do t’ju japë tjetër kuptim.

Puna dhe Ekonomia

Një muaj plot mundësi për Maji për fushën tuaj profesionale. Idetë e freskta dhe frymzimi që do të kebi gjatë të gjithë muajit, do t’ju ndihmojnë të keni ngjitje dhe paralelisht do të jeni në qef dhe do të keni mundësinë të krijoni dhe të zhvilloheni. Në financat tuaja, një fitim i papritur do t’ju nxjerrë nga udhëkryqi.

AKREPI: Letra Taro e muajit: Hëna

Të përgjithshme

Maji është një muaj plot ndjenja të forta për shenjën tuaj të zodiakut. Letra e Hënës tregon se këtë Maj, do të ekzistojnë shumë ulje ngritje por edhe paqëndrueshmëri në përditshmërinë tuaj dhe pamja do të jetë mjaft e turbullt. Intuita juaj do të jetë e fortë dhe do t’ju ndihmojë të bëni zgjidhjet e duhura. Fantasia juaj do të ushqehet dhe shumë herë do t’ju stimulojë të keni mendime të gabuara. Frikë, pasiguri dhe dyshime janë brenda programit të këtij muaji, ndaj përpiquni sa mundeni të përmbani një qëndrim më neutral dhe të llogjikshëm. Ditët me fat për shenjën tuaj këtë muaj, do të jenë e Hëna dhe e Enjtja. Data të rëndësishme për zhvillimin e cështjeve tuaja personale do të jenë 2, 7, 9 dhe 18 të Majit.

Dashuria

Paqartësia dhe pasiguria do të mbizotërojë këtë muaj në cështjet tuaja sentimentale, por nuk do të mungojnë dhe castet e theksuara që do t’ju entusiazmojnë. Balancat do të jenë të ndjeshme dhe do të shfaqen dhe disa zënka me partnerin, të cilat do të jenë si pasojë të disa problemeve të parëndësishme që mund të keni këtë kohë në fusha të ndryshme të jetës tuaj. Lëkundjet sentimentale që do të ndjeni, do t’ju bëjnë të ndryshoni vazhdimisht qëndrim dhe të shprehni një sjellje të paqëndrueshmë ose dhe impulsive. Ndërkohë, muaji është ideal për ëndërrime, dhe erotizmi do të prekë majën e tij më të lartë.

Puna dhe Ekonomia

Klima në punën tuaj, nuk do të jetë dhe aq shumë e sqaruar këtë muaj, ndaj dhe do të filloni të shqetësoheni. Do të dalloni se shumë nga ato që ju kishin thënë, nuk janë bërë akoma realitet, ndërkohë që pamja do të luhet rreth jush, do të shkaktojë stress. Përpiquni të shmangni shpërthimet dhe ankthin. Cështjet ekonomike të lëna pezull, do t’ju vështirësojnë këtë muaj, ndërkohë që do të arrini t’ja dilni mbarë me të gjitha detyrimet që keni.

SHIGJETARI: Letra Taro e muajit: DIELLI

Të përgjithshme

Një faqe e re hapet në jetën tuaj këtë muaj dhe ju do të gjeni përsëri buzëqeshjen, qefin por edhe produktivitetin tuaj. Maji është muaji i arritjs, zhvillimit, lumturisë dhe të plotësimit për shenjën tuaj. Do tëjeni përparim pozitiv në probleme që ju shqetësuar muajin e kaluar dhe do t’ju jepen mundësi të reja që do t’ju ndihmojnë në suksesin tuaj. Më e rëndësishmja është se do të filloni si përfundim të shikoni cështjet tuaja me një sy pozitiv dhe me optimizmin që ju karakterizon, do të mundeni të zhvilloheni në aspiratat tuaja. fuqi, shkëlqim, joshje, vetëbesim, por edhe pushtime të rëndësishme në të gjitha fushat e jetës tuaj, do t’ju falin ajër të rinovuar! Ditë e rëndësishme në Maj për ju është e Diela. Ditë favorizuese do të jenë 1 Maji dhe data 19 Maj.

Dashuria

Cështjet tuaja sentimentale do të hyjne një rrugëtim të rid he shumë pozitiv këtë muaj. Tani do të merrni vërtetimin që gjithnjë prisnit nga personi që dëshironi. Lidhja juaj do të kapërcejë problemet dhe atje ku mendonit se loja është e humbur tashmë, do t’ju jepet mundësia tërregulloni klimën me partnerin tuaj dhe të afroni më shumë. Rinovimi eroik që do të ekzisojë, do t’ju rigjallërojë dhe t’ju karikojë bateritë. Dhe për ju që akoma nuk e keni gjetur gjysmën tuaj, buzëqeshni dhe bëhuni gati për ndryshime dhe surpriza të bukura. Këtë muaj me joshjen por edhe me vetëbesimin që do të keni… Realisht do të tërhiqni si magnet!

Puna dhe Ekonomia

Në Maj, një synimi juaj profesional do të bëhet realitet dhe do të arrini të stabilizoni punën tuaj. Propozime, marrëveshje, ndryshime profesionale dhe plane të reja do të favorizohet gjatë gjithë muajit. Suksesi është i dukshëm tashmë dhe do të arrini të plotësoheni dhe të ndjeni përsëri siguri. Në financat tuaja, pavarësisht se keni kaluar vështirësitë tuaja, këtë muaj mund të përmbushni të gjitha detyrimet dhe gjërat e lëna pezull. Mundësitë për rritje ekonomike nuk do të mungojnë…

BRICJAPI: Letra Taro e muajit: KRIZA

Të përgjithshme

Gjatë muajit Maj, do të bëni llogaritë tuaja dhe do të mendoni serjozisht të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tuaj. Eshtë casti i duhur për të gjykuar situatat dhe të merrni vendime që do të mbështeten në mendimin e pjekur. Qoftë dhe nëse është e vështirë, do të nevojitet të pranoni disa gjëra, për tu qetësuar dhe të shkoni një hap përpara. Do të ndiheni të c’liruar nga ndjenja, persona dhe ngjarje të cilat deri sot ju kanë “gërryer”. Do të rikonsideroni synimet tuaja dhe do të vendosni të rinj, por do të detyroheni të bëni dhe disa sakrifica. Ditë me fat për Majin për ju është e Marta, dhe do të keni mbarësi në datat 2, 9 dhe 20 të muajit.

Dashuria

Erdhi momenti të peshoni piakt pozitive dhe negative të lidhjes tuaj, të gjykoni situatat, për të marrë disa vendime të rëndësishme për rrugëtimin tuaj. Nëse dëshira juaj është të kapërcehen problemet dhe pengesat e lidhjes tuaj erotike, atëher me siguri do të arrini të bëni jetën tuaj realitet këtë muaj. Eshtë e dukshme se po kaloni një periudhë kritike për lidhjen tuaj dhe ndryshimet që do të hasni do të jenë definitive, por dhe pozitive për ju. Për beqarët, zgjedhjet dhe njohjet që do të ekzistojnë kët ëmuaj do të jenë të shumtal. Kombinoni llogjikë me ndjenjën dhe merrni vendimet tuaja.

Puna dhe Ekonomia

E dini mirë se gjërat tuaja ekonomike dhe profesionale, ndodhen në një fazë që nuk mundeni ta ndryshoni. Ndryshimet ju kanë lëkundur, por në muajin Maj do të detyroheni të pranoni situatat dhe do të përpiqeni shumë, për të përparuar dhe të keni një zhvillim pozitiv në cështjet tuaja profesionale. Këtë muaj do të detyroheni të gjeni zgjidhje për të gjetur rrugëzgjidhje, sa në fushën profesionale, aq edhe në atë ekonomike. Tregoni më shumë vetëkontroll në financat tuaja, për të mos patur humbje.

UJORI: Letra Taro e muajit: BOTA

Të përgjithshme

Kët ëmuaj do të iki një peshë shumë e madhe nga ju dhe më në fund do të ndjeni lehtësim dhe ngazëllim! Një problem që kishit gjatë muajit të kaluar, tani do të kapërcehet, ndërkohë që paralelisht do të flirtoni me lumturinë dhe do të arrini ta fitoni! Planet tuaja do të fillojnë tashmë të materializohen dhe disa ëndrra të cilat bënit prej kohësh, do të fillojnë avash avash të bëhet realitet. Një udhëtim që dëshironi prej kohësh të bënit, do të arrini si përfundim ta vendosni në program. Ditët tuaja janë e Shtuna dhe e Diela, dhe datat e këndshme të muajit janë: 3, 4, 8 dhe 21 Maj.

Dashuria

Përgatituni të shkëlqeni nga lumturia, sepse cështjet tuaja sentimentale, të dashur Ujorë, në Maj do t’ju ngrenë lart. Më në fund do të ndjeni se arritët atë që aq shumë dëshironit, një dëshirë e madhe e juaj do të bëhet realitet dhe do të afroheni me personin që ju intereson. Edhe nëse jeni në lidhje, ose nuk jeni, kjo periudhë që hapet përpara jush është plotësisht favorizuese për zhvillimin e cështjetve tuaja erotike. Dashuri, caste të ngrohta, kënaqësi dhe korrespondencë do e bëjnë muajin e fundit të Pranverës të 2020, t’ju mbetet i paharruar.

Puna dhe Ekonomia

Më në fund, përpjekjet tuaja do të shpërblehen dhe pas periudhë së pritjes dhe pengesave, do të arrini të hyni në një rregull dhe të kënaqeni nga zhvillimet që do të ekzistojnë në fushën e karrierës tuaj. Puna juaj do të fillojë të shkojë shumë mirë dhe këtë periudhë do të favorizoheni për të lidhur marrëveshje të reja, bashkëpunimve por edhe të c’do lloj tjetër iniciative. Në fushën ekonomike do të jeni nga më të favorizuarit e muajit, por kjo nuk do të thotë se duhet të qëndrosh duar-kryq!

PESHQIT: Letra Taro e muajit: I CMENDURI

Të përgjithshme

Maji është një muaj i c’rregullt për shenjën tuaj të dashur Peshq. Do të ndjeni shumë nevojën për të “shpërthyer” dhe të gëzoni impulsivitetin, pafajsinë dhe cektësinë e momentit, pa u menduar për të nesërmen! Do të jetoni si një fëmijë i vogël c’do cast që do t’ju jepet dhe do t’i mbushni me enthusiazëm por edhe lumturi zhvillimet që do të shfaqen në jetën tuaj. Fatkeqsisht nuk do të mundeni të shihni qartë disa cështje, me rezultat të rrezikoni, të guxoni por dhe të “hani turinjt tuaj”! Të prisni ngjarje tëpaparashikueshme dhe ndryshime të papritura, të cilat ama do mundeni lehtë të ndiqni… Ditë fatlume për ju janë të Dielat e Majit, ndërkohë që datat e rëndësishme brenda muajit do të jenë 4, 14 dhe 24.

Dashuria

Këtë muaj do të doni të jetoni dashurinë me të gjithë madhështinë e saj! Tundimet dhe provokimet do t’ju lëkundin, dhe duan një kujdes të vecantë nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme, sepse lehtë mund të bini në një kurth të një lidhje të dyfisht që në rrugëtim do të rezultojë gabimi juaj. Nëse jeni pa partner erotik, tregoni pak kujdes dashurive të reja që do të hasni. Sado të forta që të jenë ndjenjat tuaja që do të përjetoni, mos kini besim në fjalët që do të dëgjoni. Përpiquni dhe ju nga ana juaj të mos jepni premtime, që në vazhdimsi nuk mund t’i mbani.

Puna dhe Ekonomia

Këtë muaj kontrolloni për së dyti, të gjitha punët dhe detyrimet tuaja dhe shënoni c’do gjë që duhet të realizoni sepse mund të bëni gabime, gjëra të pamenduara dhe të parashikoni gjëra që do t’ju rëndojnë ju. Do të gjykoni disi nxitimthi dhe pa vetëdije disa cështje profesionale dhe ekopnomike, dhe mund të ekspozoheni mjaftueshëm. Përpiquni të mos bini viktimë mashtrimi në financat tuaja, sepse do të keni tendencën për t’u joshur drejt gabimeve.


Like it? Share with your friends!