DASHI: Në jetën tuaj po ndodhin ndryshime, të cilat duhet t’i përkrahni dhe të vazhdoni përpara. Do të jeni të favorizuar në sektorin e punës dhe të martën më datë 16 maj do t’ju jepet mundësia të lidhni kontrata për projekte të reja. E enjtja e datës 18 është dita më e favorshme për ata që duan të nisin një udhëtim të ri në jetën e tyre. Yjet ju këshillojnë që ta shqyrtoni gjithçka me kujdes, por mos hezitoni të ndërmerrni nisma të reja. Venusi është pozicionuar në shenjën tuaj dhe do t’ju japë fat në dashuri. Të dielën më datë 21 maj mund të keni takime me njerëz të rinj. Beqarët nuk duhet të ngulmojnë që të kërkojnë modelin ideal që kanë në mendje, por të rrinë me këmbët në tokë dhe të bëhen realistë, sido që të jetë, dashuria nuk do të vonojë të vijë. Çiftet në krizë do të kenë mundësinë të rikuperojnë lidhjen e tyre në këtë javë të majit. Numrat tuaj me fat janë 7-ta dhe 9-ta.
DEMI: Të lindurit në shenjën e Demit kanë përkrahjen e planetëve, që janë rreshtuar në favor të tyre. Përveç Mërkurit dhe Diellit, së shpejti do të hyjë në shenjën tuaj edhe Venusi. Do të jetë një javë magjike për ju. E hëna e datës 15 maj dhe e marta e datës 16 do të jenë dy ditë pozitive, në të cilat do të merrni lajme të mira dhe gjithashtu do të thelloni iniciativat që i kishit marrë tashmë në punën tuaj. Bëjini gjërat normalisht pa u sforcuar shumë për të arritur qëllimet tuaja me çdo kusht. Për sa i takon dashurisë, mos ngulmoni të vazhdoni një histori që nuk funksionon. Më mirë prisni për atë që fati ka rezervuar për ju, sepse gjërat më të mira janë ato të papriturat. Gjatë kësaj jave mund të ndodhë diçka që nuk e kishit parashikuar, por që do t’ju emocionojë. Për çiftet që duan të bëjnë realitet një ëndërr, ky është momenti i duhur. Numrat tuaj me fat janë 6-ta dhe 66-ta.
Lexo Edhe:
BINJAKËT: Më datë 20 maj Dielli do të hyjë në shenjën e Binjakëve dhe do të sjellë shumë risi. Në punë do të keni një periudhë stabiliteti, por nuk përjashtohen as ndryshimet. Yjet ju këshillojnë që të jeni bashkëpunues dhe të mos tregoheni mosbesues ndaj kujtdo që ju ndihmon. Mes së martës së datës 16 dhe të enjtes 18, Marsi, Jupiteri dhe Hëna do t’ju dhurojnë fat në sektorin profesional. Ata që ndjekin ende studimet do të marrin shumë kënaqësi gjatë këtyre ditëve. Fati do t’ju prijë edhe në dashuri. Çiftet mund të bëjnë plane për të ardhmen e tyre. Bashkëveprimi mes Marsit e Jupiterit ju favorizon në rast se do të vendosni të zgjeroni familjen. Ata që janë të lidhur me partnerë xhelozë, mbase ka ardhur koha që ta rimendojnë lidhjen e tyre, në mënyrë që të rifitojnë lirinë e humbur. Beqarët do të kenë fat më datë 17 maj. Numrat tuaj me fat janë 5-a dhe 25-a.
GAFORRJA: Duke filluar nga e marta e datës 16 maj, Mërkuri braktis përfundimisht shenjën e Gaforres dhe i lë vendin ngjarjeve pozitive. Nga pikëpamja profesionale po lini pas të gjitha vështirësitë me të cilat jeni përballur deri tani dhe do të merrni të gjithë ndihmën e nevojshme për projektet tuaja. Ndalesa e gjatë e Venusit në shenjën e Dashit mund të ketë ndikuar për keq në marrëdhënien tuaj me partnerin. Disa prej jush po vënë në dyshim marrëdhëniet e konsoliduara. Yjet ju nxitin që të luftoni për pavarësinë tuaj. Dalëngadalë të lindurit në shenjën e Gaforres kanë filluar të kenë më shumë pretendime për veten dhe të jenë më pak nevojtarë. E hëna e datës 15 dhe e marta 16 mund të jenë dy ditë shumë të ngarkuara që mund t’ju bëjnë të merrni vendime drastike. Numrat tuaj me fat janë 21-shi dhe 42-shi.
LUANI: Të lindurit në shenjën e Luanit në këtë periudhë janë duke menduar seriozisht për të ardhmen e tyre, por do të duhet të respektojnë rregullat që janë paksa të rreptë për ta. Java është pozitive nga pikëpamja e punës, por disa prej jush do të ndiejnë se ajo u zë një pjesë të madhe të kohës, aq sa detyrohen të bëjnë kompromise. Vendosja e Mërkurit në shenjë mund të çojë në shpenzime të mëdha për shtëpinë ose familjen, prandaj bëni kujdes. Nevojën për liri e ndiejnë edhe ata që kanë përgjegjësi ndaj familjes, partnerit apo që kanë nisur një histori të re, ku partneri kërkon gjithmonë e më shumë vëmendje. Venusi do të ndikojë që të përjetoni ndjenja të forta, që nuk do të dini si t’i menaxhoni. Beqarët shumë shpejt do të gjejnë dashurinë e vërtetë. Numrat tuaj me fat janë 27-a dhe 47-a.
VIRGJËRESHA: Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës do të ndihen në presion si nga pikëpamja e punës, ashtu dhe nga pikëpamja e miqësisë, ku do të ketë kërkesa të vazhdueshme për ndihmë dhe mbështetje. Ndihet ende prania e Marsit në shenjë, por në bashkëveprim me Mërkurin do të ndikojë për mirë në financat tuaja, duke i dhënë zgjidhje problemeve financiare që keni pasur prej disa kohësh. Në këtë periudhë keni në mendje shumë projekte, prandaj nuk gjeni kohë për dashurinë. Kjo do t’u shërbejë veçanërisht beqarëve, që duhet ende të marrin veten nga zhgënjimet e dashurisë. Tani do t’i jepni shumë më tepër rëndësi miqësive sesa historive të dashurisë, por dalëngadalë edhe ato do të shfaqen në horizont. Çiftet e konsoliduara këto ditë mund të ndiejnë dëshirën për të rindezur marrëdhënien e tyre. E shtuna e datës 20 do të jetë paksa e zymtë, ndaj bëni kujdes. Numrat tuaj me fat janë 11-ta dhe 71-shi.
PESHORJA: Për të lindurit në shenjën e Peshores, kjo javë do të jetë fillimi i një revolucioni të vërtetë. Po përjetoni një periudhë të lodhshme, por në fund do të shpërbleheni. Do të ndiheni optimistë dhe sfidat do t’ju duken si mundësi reale. Jupiteri në shenjën tuaj ju ka lejuar t’u jepni zgjidhje problemeve të së kaluarës një herë e mirë. Mërkuri nuk do të jetë më në prapavijë dhe do t’i keni mendimet të qarta. Nga pikëpamja sentimentale, me Venusin në pozicion të pafavorshëm, beqarët nuk do të gjejnë ende qetësinë që kërkojnë. E enjtja e datës 18 mund të ofrojë shumë raste të veçanta për të mos u humbur. Jeni në një fazë ndryshimi dhe duke filluar nga kjo javë mund të fokusoheni te personi që ju intereson më shumë. Çiftet në krizë do të duhet të kapërcejnë disa vështirësi. Numrat tuaj me fat janë 8-a dhe 85-a.
AKREPI: Të lindurit në shenjën e Akrepit ndihen nën presion të madh. Mos prisni që ta fitoni gjithçka menjëherë, sepse mund të jetë një kurth. Jeni në një fazë konfuzioni, por pikërisht nga këto turbullira do të nxirrni të vërtetat tuaja. Ju ndiheni të bllokuar, kështu që është koha për të thyer barrierat. Të martën e datës 16 do të gjeni përgjigje për pyetjet tuaja dhe do të përpiqeni të ballafaqoheni me të tjerët. Edhe nëse beqarët janë të fokusuar në punë që shkakton shumë shqetësime, fundjava do të jetë koha për t’u çlodhur dhe për t’u shkëputur nga gjithçka. Disa çifte po mendojnë të lëvizin ose të ndërrojnë shtëpinë, por ka të ngjarë që do të duhet të presin vjeshtën. Tani për tani është e rëndësishme t’i vendosni vetes synime të reja dhe të shikoni përpara. Kushdo që është në krizë ose që jeton një histori klandestine nuk do ta dijë ende se çfarë vendimi të marrë. Numrat tuaj me fat janë 13-a dhe 30-a.
SHIGJETARI: Të lindurit në shenjën e Shigjetarit nuk arrijnë të ndihen plotësisht të lumtur dhe të shijojnë momentet e bukura të kësaj jave. Në këtë javë do të kuptoni sa të rëndësishme janë paratë për ju dhe t’u jepni atyre vlerën e duhur. Është më mirë të jeni të kujdesshëm me shpenzimet. Disa mund të investojnë në një projekt të ri, i cili megjithatë nuk do të japë fryte menjëherë. Gjatë javës mund të keni surpriza dhe disa situata mund të zhbllokohen në mënyrë të papritur. Një lajm i mirë vjen për datën 18. Venusi në pozicion të favorshëm dhe Marsi në disonancë po krijojnë disa momente konfuzioni në dashuri, që mund të kenë të bëjë me çiftet e sapoformuara ose ato tashmë të konsoliduara. Mundohuni të mos i vërshoni kritikat ndaj partnerit, sepse ato mund të çojnë në tensione që nuk janë të lehta për t’u zgjidhur. Mundohuni të gjeni gjuhën e përbashkët me të. Numrat tuaj me fat janë 19-a dhe 90-a.
BRICJAPI: Për të lindurit në shenjën e Bricjapit është koha për të rikuperuar energjinë, sepse Mërkuri pas disa javësh kthehet në pozicion të favorshëm, veçanërisht në planin psikologjik dhe sentimental. Pozicionimi i ri i Mërkurit lëviz ujërat në sektorin financiar. Më në fund do të jeni në gjendje të vazhdoni negociatat që kishin ngecur javët e fundit. Jeta emocionale është ende pak e tensionuar, për shkak të disa shqetësimeve që vijnë nga brenda familjes. Të hënën më datë 15, do të përfshiheni në një diskutim me partnerin në lidhje me një vendim të rëndësishëm që duhet të merrni. Ata që së fundmi janë bërë me fëmijë mund të përjetojnë momente ankthi dhe shqetësimi. Ndonjëherë ju duhet të kërkoni ndihmë nga partneri ose nga dikush që mund t’jua lehtësojë ngarkesën. Do të lindin miqësi të mira për beqarët dhe do të ketë mundësi të reja në datë 19 maj. Numrat tuaj me fat janë 14-a dhe 44-a.
UJORI: Të lindurit në shenjën e Ujorit janë gati të përballen me sfida dhe mundësi të reja, që do të rezultojnë të suksesshme që në fillim të kësaj jave. Në sektorin e punës ka pasur një përmirësim të dukshëm në javët e fundit dhe gjendja do të stabilizohet, duke çuar në realizimin e projekteve të reja. Dita e enjte e 18 majit është inkurajuese: në fakt, Jupiteri, në bashkëpunim me Hënën dhe Marsin, ndriçon sektorin e udhëtimeve dhe studimeve. Në dashuri do të ketë lajme të mira për beqarët. Megjithatë, Ujorët janë gjithmonë mjaft të kujdesshëm dhe marrin kohën e tyre për t’u angazhuar në një marrëdhënie të re. Edhe nëse gjërat nuk kanë marrë ende një formë përfundimtare, ju do të gjeni ekuilibrin e duhur dhe do të bëni zgjedhjet më të mira. Ditët më me fat në dashuri janë datat 17 dhe 18 maj. Numrat tuaj me fat janë 22-shi dhe 82-shi.
PESHQIT: Të lindurit në shenjën e Peshqve janë gati të hyjnë në një periudhë reflektimi të madh dhe të bëjnë një bilanc të jetës së tyre. Ka ardhur koha për të analizuar disa përvoja të kohëve të fundit që nuk kanë qenë shumë pozitive dhe për të kuptuar aspektet e mira, në mënyrë që të mos mbyteni nga ndjenja e fajit. Hyrja e Diellit në shenjën tuaj mund të krijojë njëfarë nervozizmi në fushën e punës: kjo gjendje pakënaqësie duhet të veprojë si një shtysë për të hapur shtigje të reja dhe jo për t’ju dekurajuar. Çiftet e konsoliduara nuk do të kenë asnjë pengesë në rrugën e tyre. Ata që po përjetojnë një njohje të re po tregohen gjithsesi të përmbajtur. Peshqit janë disi mosbesues në këtë periudhë, por jepuni njerëzve një mundësi. Rreth mesjavës, disa Peshq do të jenë në gjendje të diskutojnë dhe më pas të gjejnë zgjidhje pozitive për problemet familjare. Beqarët i pret një fundjavë shpërthyese. Numrat tuaj me fat janë 90-a dhe 19-a.