Letra Tarot për javën e ardhëshme. Lexoje artikullin për më shumë “


Përgjatë ditës së sotme, mund të vini re se do të përjetoni situata më të tensionuara se zakonisht. Kjo do të ndodhë për shkak të dy tranziteve të rëndësishme që do të kalojë planeti i Saturnit. Gjithashtu, mos harroni se kambetur edhe një ditë nga përfundimi i prapavijës së Mërkurit e cila ka sjellë probleme me komunikimin dhe vonesat. Ndonëse ndikimit të Mërkurit po i vjen fundi, energjia kolektive nuk është ende e stabilizuar ndaj mund të futeni në situata konfliktuale nëse nuk veproni në mënyrë të drejtë.

Letra Tarot për javën e ardhshme është: DREJTËSIA.

Fjalë kyçe: Karma, përgjegjësi, ligj, e vërteta, ndershmëri, integritet, shkak-pasojë.

Kjo letër është simboli i së vërtetës, drejtësisë dhe ligjit. Në figurë mund të shohim se “DREJTËSIA” ka marrë trajtë njerëzore. Ajo ulet në karrige dhe mban një peshore në dorën e majtë e cila përfaqëson intuitën që balancon logjikën. Në dorën e djathtë ajo mban një shpatë me dy tehe e cila tregon se është e paanshme. Gjatë ditës së sotme, vendimet që do të merrni mund të kenë efekte afatgjata për veten dhe të tjerët. Sigurohuni të mos gaboni në gjykim, pasi mund të gjykoheni vet më vonë. Përgjithësisht kjo letër tregon se vendimi do të jetë i duhuri dhe do të merret në mënyrë të drejtë e në përputhje me rrethanat. Nga ana tjetër çfarë keni vendosur në të kaluarën do të peshohet me kujdes. Nëse ju është bërë një padrejtësi, “DREJTËSIA” ju tregon se sot do mund të gjeni lehtësim pasi do të merrni informacione të reja. Nëse veprimet tuaja kanë shkaktuar dhimbje te të tjerët, kjo letër shërben si një paralajmërim. Ajo përfaqëson një shanc për të reflektuar, ndryshe karmën do ta keni kundër.

Një kuptim tjetër i letrës së drejtësisë është e vërteta. E vërteta duhet të dalë në sipërfaqe dhe ajo nuk mund të gjendet te thashethemet që të tjerët mund të jenë duke ju treguar. Mësoni të vërtetën për të tjerët dhe veten tuaj përpara se të jepni një gjykim. Nëse jeni përfshirë në ndonjë mosmarrëveshje në vendin e punës, “DREJTËSIA” sinjalizon se gjithçka duhet të funksionojë në favorin tuaj për sa kohë keni qenë të sinqertë, të ndershëm dhe të drejtë në marrëdhëniet e krijuara. Kjo letër është një kujtesë për të vepruar gjithmonë me integritet dhe për të treguar se ju merrni përgjegjësinë për veprimet tuaja, edhe kur bëni një gabim. E njëjtja gjë vlen edhe për raportet romantike.


Like it? Share with your friends!