Dashi
Ka rrezik që dita e sotme të jetë mjaft e turbullt për të dashuruarit. Nuk do merreni vesh aspak me atë që keni në krah dhe gjithsecili do kërkojë të dalë e tija.
Demi
Kombinimi i yjeve do bëjë që jeta juaj në çift të jetë sa më e mirë sot. Marrëdhënia me partnerin do jetë e ngrohtë më tepër nga sa mund ta kishit menduar.
Binjakët
Jeta juaj në çift nuk do ketë asnjë ndryshim nga disa ditë më parë. Po u treguat tolerantë dhe të pranoni të bashkëpunoni për çdo gjë me partnerin, gjithçka do ecë më së miri.
Gaforrja
Ditë e mbushur me sukses kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do i sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do ndiheni më të qetë.
Luani
Të dashuruarit do ndihen mirë me rutinën e tyre dhe nuk do preferojnë të bëjnë ndryshime të mëdha. Beqarët do jenë në kërkim të shpirtit të tyre binjak, por sërish pa shumë fat.
Virgjëresha
Qëndrojini besnikë partnerit tuaj gjatë kësaj dite sepse në të kundërt lidhja që keni krijuar prej kohësh do marrë fund. Beqarët do ndihen më të lirë për të vepruar dhe i kanë shumë të qarta idetë.
Peshorja
Ditë goxha e ekuilibruar kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do merreni vesh më së miri me partnerin dhe do bëni plane për të ardhmen.
Akrepi
Ditë shumë e turbullt kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk ka për të shkuar si e kishit ëndërruar, madje edhe debatet do jenë të njëpasnjëshme.
Shigjetari
Ditë shumë e qetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Gjithçka do ju shkojë ashtu si e kishit ëndërruar. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe do kryeni të gjitha shpenzimet e domosdoshme.
Bricjapi
Shtojini dozat e imagjinatës gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje dhe mundohuni të provoni të tjera kënaqësi. Partneri do jetë gati të bëjë edhe ndonjë çmenduri.
Ujori
Tregohuni sa më vigjilentë gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift dhe mundohuni të shihni me kujdes çdo veprim të partnerit. Mos lejoni që ai t’iu gënjejë.
Peshqit
Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj sakrifice në mënyrë që gjërat të ecin si duhet. Në planin financiar duhet t’i gjykoni mirë gjërat në mënyrë që të mos përballeni me vështirësi apo probleme.